top of page

Çfarë është puna ekipore dhe si te krijoj ekipe?

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Apr 13, 2021
  • 5 min read

Updated: Apr 12, 2022



Ketu do te behet fjale se cfare eshte nje ekip, si te formohet ai dhe pse eshte ekipi i rendeishem dhe i dëshirueshëm.


Pse eshte i rendesishem dhe i dëshirueshëm formimi i nje ekipi

  • puna ekipore krijon me shume kenaqesi (shembull: ekipi futbollistik - getu behet fjale per ekipin dhe si te perkrahet ekipi)

  • si nje ekip mund te arrihet shume me shume (se sa vetem)

  • secili pjestar i ekipit mund ti shfrytezoj aftesite e tij individuale - pra specialitet e tij (shembull: portieri i nje ekupi nuk ka nevoj te luaj ne sulm). Dhe kur te gjithe pjestar e ekipit koncentrohen ne specialitetet e tyre dhe punojne se bashku ne menyre efektive, atehere ata jane shume me te efektshem se sa nje individ i vetem

Cka eshte ekipi

Le ta marrim shembull nje ekipi kombetar te futbollit. Se pari ekipi perbehet prej individeve, ku secili prej tyre i ka aftesit dhe specialitetet e ndryshme, poashtu ata kane dobesi te ndryshme, ata kane qellime te ndryshme private apo biznesore, mirpo ata te gjithe jane thjeshte vetem individ. Të gjithë këta individë formojne nje ekip permes nje objektivi (qellimi) te perbashket - pershembull objektivi per te fituar titullin e kampionit boteror.


Pra individët bashkohen dhe saldohen ne nje grup permes nje QELLIMI te perbashket.

Natyrisht qe secili nga keta individe mund te kete edhe qellime individuale (shembull: te rrise vlera e tij te tregut, etj.)- kjo nuk eshte asgje e keqe perderisa secili nuk harron dhe eshte i bashkuar ne qellimin e perbashket (ne kete rast “fitimi i titullit te kampionit boteror).


Tani vjen pjesa me e rendesishme: Tek nje ekip futbolli secili lojtar (pra secili individ) din se cfare bejne lojtaret tjere. Pershembull lojtari i sulmit duhet ta dije qe ai luan ne sulm, lojtari ne mbrojtje duhet ta dije kush luan ne sulm dhe kush eshte portieri e keshtu me radhe. Pra secili din se cili eshte pozicioni dhe qëllimi i secilit.


Shembulli i ekipit futbollistik eshte aq i vetëkuptueshme, sa qe gati horrohet, kur deshirojme ta transmetojmë rolin e ekipit ne boten biznesore. Kush është përgjegjës për çfarë? Cfare eshte puna e secilit? Te gjitha keto do te duhet ti dije secili ne firme. Dhe tani vjen pika tjeter e cila normalisht eshte e vetekuptueshme per nje ekip futbolli. Secili lojtar gjate ndeshjes, eshte i vetedijshem se ku jane lojtaret tjere ne fushe dhe cfare po bejne ata per momentin. Pra edhe kjo eshte e rendeishme per ekipin:


Cdo individëd duhet ta dije se cfare po bejne individed tjere per momentin. Pa kete nuk mund te kete ekip!

Poashtu ne nje ekip futbolli, kur nje lojtar ne para ne fushe nuk sheh lojtarin tjeter prapa shpines se tij, atehere lojtari i pasem therret “hej une jam ketu”. Keshtu behet e qarte per lojtarin para (edhe pa e pare ate direkt) se ku ndodhet lojtari pas shpines se tij dhe cfare po ben ai per momentin.


Pra behet fjale per ate, qe te dihet se cili eshte roli i secilit (a eshte portier, mbrojtes apo sulmues) si dhe çfare po ben ai per momentin.

Detyra e shefit

Asnje ekip nuk mundet te egzistoj pa nje trajner. Dhe krahasuar me boten e biznesit trajneri eshte shefi.


Detyrat e shefit jane:

  • të ruajë objektivat (qellimet) e ekipit, pra te bashkoj ekipin per qellimin e caktuar

  • të zgjedh individet e duhur ne ekip

  • të angazhoj individet ne posicionet e duhura per ta (ne baze te aftesive te tyre)

  • të kujdeset qe secili individ te dije se cili eshte qellimi i ekipit, cili eshte roli i individeve tjere ne ekip dhe çfarë po bejne individet tjere per momentin

Kjo eshte pra detyra e shefit.


Dhe nese ti i dashur lexues je vete shef atehere te lutem kthehu dhe lexo edhe nje here se cila eshte detyra e jote si shef, sepse kjo eshte jashtzakonisht e rendesishme te kuptosh detyren tende si shef.


Permbledhje:

Nje ekip pra perbehet nga:

  1. Qellimi i perbashket, i cili

  2. Bashkon te gjithe anetaret e ekipit, dhe

  3. Secili anetar din se cili eshte pozicioni i anetareve tjere ne ekip dhe cfare po bejne ata per momentin.


Dhe kur ti bashkosh keto tri gjera, atehere ti do te kesh nje ekip.


Detyra e anetareve te ekipit

Mirpo eshte poashtu detyre edhe e anetareve te ekipit, apo lojtareve - dhe jo vetem detyre e shefit - qe te kujdesen per formimin e ekipit. Do te thote secili antar poashtu duhet ta kete gjithmone qellimin para syve, te bashkoj antar tjere te duhur ne ekip dhe te dije se cili eshte roli i tyre ne ekip dhe cfare po bejne ata per momentin. Pra duhet secili ta beje veten transparent dhe kur dikush tjeter eshte jo transparent atehere te beht pyetje si: çfarë je duke bere per momentin?

Ne fakt sy eshte nje definicion shume i thjeshte, mirpo qe hape te gjitha dyert ne trajtimin e problemeve ne ekip.


Shembull kur nuk kemi ekip dhe qellim te perbashket

Cfare ndodh kur nuk kemi ekip apo probleme ekipore? Ndodh qe te gjithe individet te shifen njejte si nje grup dhe qe individet nuk angazhohen ne baze te aftesive me te mira te tyre. Pra lind kaosi, duke mendur qe secili ben gjithcka. Apo antaret e ekipit jane jo te kordinuar - askush nuk din se cfare eshte puna e tjetrit apo cka eshte duke punuar ai per momentin. Dhe me e keqja eshte qe antaret e ekipit nuk jane te bashkuar me nje qellim dhe ndjekin qellimet e tyre individuale, si p.sh. te shkoj me heret ne shtepi, mundesiht te punoj me pak, ne krah te antareve tjere te grupit te punoj me pak etj. Dhe ky eshte nje antiekip.

Dhe tani po te pyes ty: a eshte nje antiekip i tille i mire, a do te kenaqej duke punuar me nje ekip te tille, a do te ishe efektiv ne pune,a e forcon moralin tend, a do te ishte dicka qe ti do te zgjoheshe ne mengjes me qef per te punuar? Pergjigju tani ketyre pyetjeve dhe per ty do te behet e qarte se pse eshte me rendesi qe edhe nje punonjes i thjeshte te mendoj dhe punoj ne krijmin e ekipit.

Një ekip joekzistent eshte kur cdo gje eshte kaos, kur ska kenaqesi gjate punes dhe nuk eshte aspak produktiv. Dhe produktiviteti forcon moralin, mirëqenien, vetebesimin - dhe keto jane gjera qe ti deshiron ti kesh. Ti deshiron te ndjehesh krenar per veten tende, te ndjehesh i vlefshem dhe te tregosh vetebesim.


Le ta permbledhim edhe nje here:

Kur njerezit nuk jane individual, kur nuk jane te bashkuar ne nje qellim, kur nuk merren parasysh aftesit e tyre dhe kur mungon koordinimi i perbashket - pra kur secili anetar nuk din se cili eshte pozicioni i anetareve tjere ne ekip dhe cfare po bejne ata per momentin- atehere nuk kemi ekip. Pra gjeja e pare se cfare duhet te bej nje shef eshte, qe te sigurohet qe keta tre faktore te merren parasysh.

Dhe cfare mund te besh ti tani?


Thjeshte rendit keta tre faktore:

  1. Qellimi i perbashket: A egziston ai si dhe a eshte per te gjithe i njohur?

  2. A jane njerezit individual dhe a jane ata te angazhuar ne pozicionin e duhur?

  3. A jane te gjithe te kordinuar ne mes veti?


Shiko nese jane keta tre faktore te integruar.

  • Nese po shume mire.

  • Nese jo atehere duhet menduar nje plan per integrimin e ketyre tre faktoreve me qellim te formimit te nje ekipi te mirefillte.

 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.




Comentarios


bottom of page