top of page

Inteligjenca emocionale dhe fati i jetës

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Mar 22, 2023
  • 2 min read


Arritja e matur me nota tregon se dikush është mbi mesataren. Por kjo nuk thotë asgjë për mënyrën sesi ata përballen me peripetitë e jetës.


Dhe ky është problemi: Njeriu me vetem Inteligjencë akademike është praktikisht i papërgatitur për rrëmujën - dhe mundësitë - që sjellin peripetitë e jetës me vete. Por megjithëse një IQ i lartë nuk është asnjë garanci e pasurisë, prestigjit apo lumturisë në jetë, shkollat ​​dhe kultura jonë fiksohen në aftësitë akademike dhe injorojnë inteligjencën emocionale, një kompleks karakteristikash - qe per fatin tone personal është gjithashtu i një rëndësie të madhe. Jeta emocionale është një fushë që, si aritmetika dhe leximi, mund të trajtohen me pak a shumë aftësi dhe që kërkon aftësi specifike. Dhe sa i aftë është dikush në të përcakton nëse është i suksesshëm në jetë, ndërsa një tjetër me të njëjtat aftësi intelektuale përfundon në një rrugë pa krye. Inteligjenca emocionale është një aftësi që përcakton se sa mirë ne dimë të përdorim aftësitë tona të tjera, përfshirë intelektin e pastër.


Ka shumë indikacione që njerëzit që janë të aftë emocionalisht - të cilët i dinë ndjenjat e veta dhe dinë t’i trajtojnë ato si duhet dhe që mund t'i shohin përmes ndjenjave të të tjerëve dhe dinë të merren me sukses me ta - kanë një avantazh në çdo fushë të jetës. Njerëzit e aftë emocionalisht gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë të kënaqur dhe të suksesshëm në jetën e tyre dhe të zotërojnë qëndrimet e brendshme që janë të dobishme për produktivitetin e tyre. Ata që nuk kanë një kontroll të caktuar mbi jetën e tyre emocionale duhet të luftojnë beteja të brendshme, që sabotojnë aftësinë e tyre për t'u përqendruar dhe menduar qartë.


Kapitull nga Libri “Inteligjenca emocionale”- Daniel Goleman


Comentarios


bottom of page