top of page

Dallimi ne mes te SHPENZIMEVE dhe INVESTIMEVE

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Nov 16
  • 4 min read

ree

Ligjet mbizoteruese te suksesit


Informacioni i pare i rendesishem, qe secili prej nesh duhet ta kuptoje eshte dallimi

ne mes te SHPENZIMEVE dhe INVESTIMEVE, si per ka ana e financave poashtu edhe

per jeten ne pergjithsi.


Definimi me i mire i mundshem qe mua me eshte i njohur per shpenzimet edhe

investimet eshte ky:


SHPENZIMET: X>X-Y

Cka do te thote kjo: Shume e thjeshte! Nese ne e investojme nje shume te caktuar X

dhe si shperblim marrim nje vlere me te vogel se X dmth X-Y atehere ky eshte

shpenzim. Shpenzimi eshte aq me i madh sa me i madh te jete Y.


INVESTIMET: X>X+Y

Kur ne investojme nje shume te caktuar X dhe si shperblim marrim nje vlere me te

madhe se X dmth X+Y atehere ky eshte nje investim. Investimi eshte aq me i mire sa

me i madh te jete Y dmth fitimi.


Eshte interesant fakti qe ky definicion vlene jo vetem per financat dhe parate por

sidomos edhe per:


  • KOHEN

  • NJEREZIT

  • AKTIVITETET

  • PUNEN

  • DIJEN


Qe te kauptojme me mire le ti marrim disa shembuj.


KOHA: Ne mund ta shpenzojme kohen me gjera te kota qe na nevrikosin edhe me

shume ose ne mund ta investojme kohen ashtu qe te kemi edhe me shume kohe ne

disposicion. Si? Le ta marrim shembull nje shef qe gjate gjithe dites pengohet nga

punetore te ndryshem me pytje qe vazdimisht jane pothuajse te njejta. Nese shefi

eshte i mencur ateher ai e zgjithe kete problem keshtu: Ai shkruan nje dukument me

pergjigjet e ketyre pyetje qe vazdimisht vijne nga ana e punetoreve dhe sahere qe

punetoret pyesin atehere ai i lut ata qe ata vete ta lexojne dokumentin dhe aty do ta

gjene pergjigjen. Mencur apo jo? Ky pra eshte nje investim i duhur nga ana e shefit.


Do te thote shefi investoj kohe ne fillim por me kete investim ai ka fituar edhe me shume

kohe pasi nuk ka me nevoje te humbe kohe me pyetjet e vazhdueshme te

punetoreve, por kohen e fituar mund ta shfrytezoje per investime edhe me te mira.

NJEREZIT: Ka njerez qe kur ne investojme kohe ne ta atehere ne marrim si shperblim

shume nga ata. Atehere ky eshte investim. Por ka edhe njerez te tille te ashtuquajtur

vampira te energjise, te cilet na vjedhin energjine tone kur ne jemi ne shoqeri me ta.

Dmth nuk na bene kenaqesi te jemi ne shoqeri te tyre pasi ne ndjehemi edhe me te

lodhur pas shoqrimit me ta. Atehere kjo eshte definiteve qe eshte shpenzim.


AKTIVITETET: Nese ne merremi me sport dhe pas sportit ndjehemi edhe me me

shume energji atehre ky eshe investim. Por nese ne te njejten kohe e shfrytezojme

thjeshte duke qendruar para kompjuerit duke u marre me gjera te kota atehere

normale eshte qe ky eshte shpenzim. Ose le ta marrim shembull Facebook-un: Nese

ne thjeshte e perdorim ate per gjera te kota si p.sh. cka po bon Filoni ose Fystuku dhe

ti shikojme fotot e tyre se ku jane ata atehere normale qe ky eshe shpenzim. Por ne

mund ta perdorim Facebook-un p.sh. per te shkruar ose lexuar nje postim te mire nga

ana e e dikujt tjeter, atehre ky eshte Investim sepse ne lexojme dicka te mire qe na

ben te ndjehemi me mire.


PUNA: Shumica e nenpunesve apo punetoreve e shpenzojne tere kohen e tyre per

punen dhe nuk iu shkon ndermend te investojne kohe dhe te mendojne me shume se

si ata privatisht mund te krijojne dhe me shume. Te mos keqkuptohemi, natyrisht qe

punetoret duhen te permbushin obligimet e tyre ndaj punedhensit te tyre, por eshte

mire qe keta punetore te mendojne me shume se si ata mund te bejne me shume nga

ana e tyre ne menyre qe edhe ata nje dite te jene vete shefa dhe te punesojne

puntore te tjere (ideale do te ishte qe keta pastaj vete ti perkrahin keta punetore qe

edhe ata vete nje dite te behen te pavarur).


DIJA: Ne mund te shpenzojme kohen tone thjeshtu duke qendruar para televiziorit

dhe duke ndegjuar lajme te keqija qe na bejne te ndihemi keq. Ky eshte shpenzim.

Por do te ishte me mire qe kete kohe ta shfrytezojme duke kerkuar per me shume

DIJE duke lexuar dhe pastaj kete dije ta perdorim per te fituar me shume kohe dhe

per te njoftuar njerez me te mire etj. etj...


Testi me vetveten:


Testi eshte i thjeshte:


  • Hapi 1 :Beni nje liste me te gjitha aktivitet tuaja, shoket dhe te afermit tuaj apo

shkruani thjeshte per nje jave rresht se ku shkon koha e juaj. Ne anen e majte

vleresoni me “-“ (MINUS) shpenzimet dhe ne anen e djathte me “+” (PLUS)

investimet. (Besoj qe tani pasi keni lexuar textin me siper e keni te qarte se

cka jane shpenzimet e cka jane investimet).

  • Hapi 2: Tani mos u merrni me aspak me shpenzimet por konectrohuni vetem

te investime. Me besoni jeta e juaj do te behet shume me e lumtur, shume me

e sukseshme dhe shume me e bukur.


Disa Hetime qe jane bere kane treguar qe njerezit e sukseshem e kane kete

marrdhenie:

  • 80% investime (si per Financat, kohen, njerezit, aktivitetet, dijen)

  • 20% shpenzime


Por tek njerezit normal ky raport eshte i kundert:

  • 20% investime (si per Financat, kohen, njerezit, aktivitetet, dijen)

  • 80% shpenzime


Kjo rrregull 80/20 ndryshe njihet edhe si PRINZIPI i PARETOS.


Ja nje keshille: Investoni sa me shume ne vetvete. Cka do te thote kjo? Nese nje

person i sukseshem investon ne ju atehere ai kujdeset qe nga ky investim ta marre sa

me shume fitim dmth me shume se sa qe ka investuar. Nese ju jeni te sukseshem

atehere ai do te investoj edhe me shume ne ju, pasi e ka kuptuar qe investimi i tij ne

ju eshte i duhur, sepse nga ky investim ai perfiton edhe me shume. Paramendoni tani

se cfare do te ndodhte me ne nese shume njerez te tille te sukseshem do te

investonin tek ne dhe se cfare perfitime do te kishim!


Nese ne lexojme vetem 5 faqe ne dite i bie 150 faqe ne muaj (5 faqe x 30 dite =150

faqe). Mesatarisht librat kan nga 150 faqe. Nese kjo eshte keshtu atehere me vetem 5

faqe lexim ne dite ne lexojme per nje vite 12 libra dhe rrisim vleren vetevetes!


Ky pra eshte TRIKU i njerezve te sukseshem: Ata kujdesen qe te investojne ne njerez

te tjere te sukseshem, pasi e dijne qe ky investim eshte i duhur per ta.

 
 
 

Comments


bottom of page