
Përshëndetje, unë jam Fisniku!
Më vjen mirë që gjendesh këtu.
Në këtë faqe kam përmbledhur të gjitha mendimet e mia dhe atë që kam në zemër.
Të gjitha problemet në jetën tonë, pa marrë parasysh se çfarë lloji, kanë një gjë të përbashkët dhe kjo është mungesa e edukimit ose padituria dhe paragjykimet.
Dy citimet e mëposhtme ishin frymëzim për mua për të krijuar këtë faqe interneti:
Njeriu mund të bëhet njeri vetëm përmes edukimit. Ai nuk është gjë tjetër veç asaj çfarë edukimi e bën atë
Immanuel Kant
Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar e me vlerë të pamatshme. Vetëm edukimi mund t’i nxjerrë në dukje thesaret e tij dhe ta bëjë njerëzimin të përfitojë prej tyre Bahá’u’lláh
Pse edukimi ështe kaq i rëndësishëm për njeriun?
Përshëndetje dhe mirëseerdhe në faqen time. Emri im është Fisnik Komoni.
Këtu do të doja t'ju tregoja shkurtimisht se për çfarë bëhet fjalë në Webfaqen time.
Është një blog në lidhje me edukimin financiar e profesional, shëndetësor dhe shpirtëror. Pra, është një blog edukativ ku unë përmbledh mendimet e mia dhe gjithçka që është në zemrën time (nga pervoja dhe e kaluara ime) për mua, familjen time, miqtë e mi dhe njerëzit e tjerë. Këto janë mendime që ju a them dhe do t'u thosha fëmijëve të mi në mënyrë që shumë probleme në jetët e tyre të kursehen sa më shumë që të jetë e mundur.
Filozofi gjerman i iluminizmit Immanuel Kant dikur tha si vijon:
"Njeriu mund të bëhet njeri vetëm përmes edukimit. Ai nuk është gjë tjetër veç asaj çfarë edukimi e bën atë."
Si më lindi ideja për këtë Webfaqe
Kur u bëra baba i dy vajzave binjake në 2014, jeta ime u kthye në 360 gradë dhe u përballa me shumë pyetje të tilla si:
-
Si duhen edukuar fëmijët e mi siç duhet?
-
Kush është përgjegjës për edukimin e tyre?
-
Cilat janë detyrat e mia për edukimin fëmijëve?
-
Si duhen ushqyer ata?
-
Çfarë duhet bërë kur ata të janë sëmur?
-
A duhet ti vaksinoj apo jo?
-
Cili mjek është më i miri për ta?
-
Si ti motivoj e përkrah ata dhe si të zbuloj talentet e tyre?
-
Kur duhet t'i çoji në kopsht dhe në cilën kopsht?
-
Cila shkollë?
-
A është edukimi mendor e shpirtëror për ta me të vertete i nevojshëm?
-
Si ti edukoj ata shpirërisht?
-
A të hap llogari kursimi për ta apo më mirë kursimet e tyre ti investoj diku tjetë si patundshmëri, stoqe?
-
Çfarë kanë ata nevojë në jetë për të qenë të suksesshëm?
-
etj, etj, etj, ...
Problemi
Kam konstatuar se të gjitha problemet - pavarësisht nga lloji - kanë një gjë të përbashkët dhe kjo është mungesë edukimi ose padituria dhe paragjykimet.
Çfarë dua të them me këtë?
Ja disa shembuj:
-
Nëse kam probleme me shëndetin tim, atëherë kjo është si pasojë e mungesës së edukimit shëndetësor.
-
Nëse kam probleme financiare - si p.sh. gjithnjë e më shumë shpenzime sesa të ardhurat, ose nëse nuk kam punë - atëherë kjo është si pasojë e mungesës së edukimit tim financiar dhe profesional.
-
Problemet ndërpersonale me njerëz - siç janë me kolegë kur punoj, ose si shef me udhëheqjen e punonjësve - atëherë kjo është si pasojë e mungesës së edukimit tim njerëzor.
Pra, shkaku i të gjitha problemeve është mungesa e edukimeve vijuese:
-
e edukimit profesional e financiar,
-
e edukimit shëndetësor (fizik),
-
e edukimit njerëzor dhe
-
e edukimit mendor e shpirtëror.
Të gjitha këto lloje të edukimit janë të ndërlidhura dhe të nevojshme që çdo person të bëhet i përsosur. Sigurisht, dikush mund të jetë i mirë edukuar në diçka të tillë si p.sh. , financa, mirpo atij i mungojnë llojet e tjera të edukimit, si p.sh. edukimi shëndetësor, njerëzor dhe shpirtëror. Më poshtë disa shembuj se çfarë ndodh kur mungon njëri nga llojet (shtyllat) e edukimit:
-
Një person mund të jetë i mirë edukuar financiarisht dhe të jetë i pasur, por nëse i mungon shëndeti dhe njerëzimi, atëherë ky edukim financiar nuk e ndihmon atë asgjë ne aspektin afatgjatë!
-
Një person mund të jetë i mirë edukuar profesionalisht dhe të jetë profesionist në fushën e tij, por nëse nuk ka njerëzim, asgjë nuk do ta ndihmojë atë!
-
Një person mund të jetë shumë i suksesshëm financiarisht, por nëse i mungon edukimi shpirtëror dhe kështu etika dhe morali, mund të jetë shumë i rrezikshëm sepse ai do të bëjë gjithçka për tu pasuruar materialisht. Fatkeqësisht, në kohën tonë ne këtë po e përjetojmë shumë shpesh, sepse shumë njerëz kanë vetëm anën materiale në sytë e tyre.
Për momentin, një person me edukim vërtet të mirë është një nga fenomenet më të rralla, sepse pothuajse të gjithë kanë paragjykime, ideale të gabuara, ide të gabuara dhe zakone të këqija që i janë mësuar prej fëmijërisë. Sa pak njerëz mësohen që nga mosha e hershme që shërbimi ndaj njerëzimit të kuptohet si qëllimi më i lartë në jetë dhe të zhvillohen forcat për të mirë të së mirës së përbashkët. Këto janë sigurisht përbërësit thelbësorë të një edukimi të mirë.
Qëllimi i Webfaqes
Mirë, nëse edukimi është kaq i rëndësishëm për njerëzit, çfarë është ai?
-
Edukimi fillon në barkun e nënës dhe është po aq i pafund sa edhe jeta e njeriut. Është një nevojë e vazhdueshme për jetën reale dhe themeli i mirëqenies si për individin ashtu edhe për komunitetin. Nëse edukimi i duhur bëhet i zakonshëm, atëherë njerëzimi do të transformohet dhe bota do të bëhet më paqësore.
-
Vetëm edukimi nuk është i mjaftueshëm, por është shumë i rëndësishëm sepse është p.sh. investimi më i mirë në zhvillimin ekonomik njerëzor. Sidoqoftë, që edukimi të jetë i mjaftueshëm dhe i frytshëm, ai duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke marrë parasysh jo vetëm anën fizike dhe intelektuale të qenies njerëzore, por edhe aspektet e tij intelektuale dhe etike.
-
Prandaj edukimi do të thotë më shumë sesa të japësh një sasi të caktuar njohurish ose një varg aftësish, ai duhet të aftësojë mendjen dhe gjykimin dhe të domosdoshëm për të mësuar përmendsh vlerat morale për nxënësin. Apo thënë ndryshe: Mësimdhënia (Edukimi) nënkupton ndezjen e një zjarri - e jo mbushjen e një kove të zbrazët - Herakliti.
-
Është ky lloj edukimi gjithëpërfshirës që jo vetëm që i lejon njerëzit të krijojnë pasuri ekonomike, por gjithashtu krijojnë motivin për ta shpërndarë këtë pasuri në mënyrë të drejtë si një kontribut për shoqërinë dhe kështu ti kundërvihen varfërisë globale.
Pra që një person të bëhet i përsosur, ai ka nevojë për edukim, dhe atë për:
-
edukim profesinal dhe financiar,
-
Ashtu siç pemët japin fryte dhe për këtë arsye janë pjellore, edhe ne njerëzit duhet të sigurojmë përmes edukimit tonë profesional - pra profesionit tonë - që të jemi të dobishme për shoqërinë.
-
Në ditët e sotme, ne jetojmë në një botë ku ana materiale zbeh anë shpirtërore! Këshilltarët financiarë, bankat, konsulentët e sigurimeve etj shpesh japin këshilla të gabuara për të arritur qëllimet e tyre financiare pa asnjë gjurmë drejtësie! Prandaj është e rëndësishme të kemi njohuri financiare në mënyrë që të mbrohemi nga "ekspertë" të tillë.
-
-
edukim njerëzor,
-
Nëse dikush është analfabetë, por njerëzor, ai person do të kontribuojë në mirëqenien e shoqërisë, dhe paaftësia e tij për të lexuar dhe shkruar nuk do ta dëmtojë shoqërinë
-
-
edukim shëndetësor (fizik),
-
Edukimi fizik merret me përparimin dhe zhvillimin e trupit duke siguruar lehtësim material, rehati dhe relaksim për trupin. Shëndeti fizik nuk duhet të lihet pas dore, por ai duhet parë si një mjet që na mundëson të shërbejmë. Trupi - është si një kalë që mbart personalitetin dhe mendjen, dhe si i tillë do të duhej që të kujdeset mirë pë të që ai të mund ta bëjë punën e vet dhe t'i shërbejë njerëzimit. Ju me siguri duhet të mbroni nervat tuaja dhe të merrni kohë për ta bërë këtë - jo vetëm për lutje dhe meditim, por për pushim të vërtetë dhe relaksim.
-
-
edukim shpirtëror e mendor,
-
i cili është gjithashtu themeli i të gjithave dhe qëllimi më i lartë i njerëzimit dhe përmes së cilit njeriu përvetëson përsosmërinë. Baza thelbësore dhe më e rëndësishmja e gjitha edukimeve është edukimi shpirtëror intelektual dhe moral. Pa edukimin shpirtëror, llojet e lartpërmendura të edukimit janë të pavlefshme.
-
Edukimi është një nga veprat më meritore të njerëzimit. Kështu që arsimi dhe aftësimi (veçanërisht për fëmijët) duhet të jetë detyrimi dhe detyra parësore e shoqërisë (prindërit, arsimtarët, motrat e vëllezër, familjarët dhe miqtë e tjerë, etj.).
Njerëzit lindin me sisteme dhe veti të vlefshme. Por vetëm edukimi mund të bëjë që njerëzit të zbulojnë thesaret e tyre dhe të përfitojnë prej tyre. Edukimi do të thotë të zbuloni "gurët" e fshehur në njerëz, të zhvilloni aftësitë që janë të natyrshme në to në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra, qëllimi kryesor i edukimit është të zhvillojë talentin dhe aftësitë e njerëzve në mënyrë që ata të bëhen njerëz të drejtë që u shërbejnë qenieve njerëzore të tyre.
Dhe kjo është ajo për çka bëhet fjalë këtu në Webfaqen time, përkatësisht për:
-
edukimin profesional e financiar,
-
edukimin shëndetësor (fizik),
-
edukimin njerëzor dhe
-
edukimin mendor e shpirtëror.
Mua më është bërë e qartë që krejt ajo se për çka fëmijët e mi kanë nevojë dhe që ne si prindër duhet të ju japim atyre është EDUKIMI.
-
Nëse ata janë mirë të edukuar profesionalisht dhe financiarisht, atëherë ata fitojnë vetë bukën e vet dhe kështu të janë të dobishëm për shoqërinë. Poashtu ata përmes edukimit tyre financiar mund të kenë vetë nën kontrollin financat e tyre dhe nuk kanë nevojë të kenë frikë se të ashtuquajturi "Ekspertët financiarë" mund t'i dëmtojnë ata. Dhe nëse ata bëhen shumë të pasur, pasuria e tyre do të përdoret për të promovuar dije, për të hapur shkolla fillore dhe shkolla të tjera, për të stimuluar artet dhe zanatet, për të edukuar jetimët dhe të varfërit - me pak fjalë, ajo pasuri i kushtohet të mirës së shoqërisë.
-
Kur ata janë të mirë edukuar njerëzisht, atëherë ata mund t'i trajtojnë dhe udhëheqin njerëzit mirë dhe ata nuk do të kenë probleme me ta.
-
Kur ata janë të mirë edukuar rreth shëndetit fizik, ata zgjedhin të hanë ushqim të shëndetshëm dhe të kenë stil të shëndetshëm të jetës dhe kështu ta kenë nën kontroll shëndetin e tyre pa pasur nevojë të frikësohen nga të ashtuquajturit "ekspertë të shëndetit", që shumë shpesh (si pasoje e mosdijes) më shumë shkaktojnë dëm sesa bëjnë mirë,
-
Kur ata janë të mirë edukuar shpirtërisht, atëherë ata mund ta zbulojnë veten e tyre, të zhvillohen, të kuptojnë kuptimin e jetës dhe të realizojnë veten e tyre.
Kam kuptuar që njerëzit duhet të inkurajohen, që:
-
të përpiqen që të arrijnë majat e përsosshmëris njerëzore, duke i mësuar ata që nga fëmijëria për të vendosur qëllime të larta,
-
të hapin sytë e tyre gjerësisht dhe zbulojnë realitetin e brendshëm të të gjitha gjërave,
-
të edukohen për punë dhe angazhim dhe të mësohen me vështirësit,
-
të mësojnë të bëjnë gjëra të rëndësishme në jetën e tyre,
-
t’i frymëzojë ata për studime që i sherbejnë njerëzimit.
Për më tepër, është bërë e qartë për mua se nga të gjitha këto lloje të edukimit, edukimi mendor dhe shpirtëror është superior dhe themeli ose baza e llojeve të tjera të edukimit. Kjo sepse nëse një person sillet mirë (d.m.th. nëse është i edkuar mirë shpirtërisht), edhe nëse nuk di shumë, do të jetë në dobi të të tjerëve, ndërsa një person pa etikë dhe moral, edhe nëse është i trajnuar mirë në aspektin profesional, mund të dëmtoj të tjerët me njohurit e tij. Ose një person mund të jetë shumë i suksesshëm financiarisht, por nëse i mungon edukimi shpirtëror, mund të jetë shumë i rrezikshëm sepse ai do të bëjë gjithçka për të përfituar materialisht. Fatkeqësisht, në ditën e sotme ne e përjetojmë shumë shpesh, sepse shumë njerëz kanë vetëm anën materiale në sytë e tyre. Sigurisht që është më së miri nëse një person posedon të gjitha, domethënë është i arsimuar dhe shpirtërisht mirë i edukuar!
Prandaj unë në Webfaqen time do të doja të ndaj me njerëzit gjithë këtë njohuri, të cilën unë kam fituar ndër vite në lidhje me financat, njerëzimin, shëndetin dhe shpirtëroren. Këtu unë do të trajtoj tema rreth llojeve të permendura të edukimit që përdor për veten time, familjen dhe fëmijët e mi dhe që u rekomandoj të tjerëve.
Në veçanti, si këshilltar i specializuar për ushqimin dhe shëndetin e përgjithshëm (holistik) dhe përvojën time, do të trajtoj tema rreth për shëndetin fizik.
Çfarë duhet të bësh në këtë Webfaqe
Lexo fillimisht informacionet në faqen e fillimit. Në fund të faqes fillestare do të gjesh butonin që do t'ju ridrejtojë në shtyllat e edukimit.
Në varësi të llojit të edukimit që ty të intereson, mund të klikosh mbi butonin "Lexo më shumë" dhe do të ridrejtohesh në llojin e edukimit dhe ne postimet e blog-ut.
Dhe në fund kam një lutje
Nëse njohuritë nga Webfaqja ime janë të dobishme për ty dhe nëse ti mendon se këto informacione gjithashtu mund të jenë të dobishme për miqtë dhe të dashurit tuaj, atëherë unë të lus që t'i ndani me ta.
Shpresoj që kjo Webfaqe të ndihmojë për të fituar një kuptim më të thellë të vlerave shpirtërore, njerëzore dhe shëndetësore dhe zbatimin e tyre me përgjegjësi në shoqëri, për të rritur besimin midis njerëzve dhe kështu të krijojë një themel të fortë për të ardhmen paqësore të botës.
Të uroj shumë argëtim në Webfaqen time.
Dhe nëse edukimi është kaq i rëndësishëm për njerëzit, cilat lloje të edukimit janë ato? Sipas mendimit tim dhe përvojës time jetësore, njerëzve u duhen këto katër llojet të edukimit:
EDUKIMI FINANCIAR DHE PROFESIONAL
Njerëzit janë si pemët në një kopsht. Ato duhet të mbajnë fruta të shijshme që janë të dobishme për shoqërinë.
Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet t'i përkushtohen një profesioni ose tregtie, sepse ky është sekreti i mirëqenies. Pemët që nuk japin fryte kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të destinuara për zjarr.
Ne duhet vetë të kujdesemi për financat tona. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të pasurohen në kurrizin tonë.
Ne gjithashtu duhet të mbajmë gjithmonë në mend parimet e biznesit për prosperitet të përgjithshëm dhe të veprojmë gjithmonë me etikë dhe moral.
EDUKIMI NJERËZOR
Gjëja më e rëndësishme në edukim është ndërtimi i karakterit. Këtu të qenit shembull ndikon më shumë se sa rregullat.
Jeta dhe karakteri i prindërve dhe mësuesve, si dhe mjedisit, janë faktorë me rëndësi parësore. Shkollat gjithashtu duhet të jenë qendra trajnimi për sjellje.
Kur një fëmijë është edukuar të jetë i sjellshëm, i dobishëm, miqësor, i besueshëm, mund të ndihmojë për të hequr paragjykimet dhe për ta bërë botën më paqësore.
Mungesa e edukimit njerëzor na pengon ne kudo në jetën e përditshme!
EDUKIMI SHËNDETËSOR
Shëndeti fizik nuk duhet të lihet pas dore, por ai duhet parë si një mjet që na mundëson të shërbejmë. Trupi është si një kalë që mbart personalitetin dhe mendjen, dhe si i tillë do të duhej që të kujdeset mirë pë të që ai të mund ta bëjë punën e vet dhe t'i shërbejë njerëzimit.
Ju me siguri duhet të mbroni nervat tuaja dhe të merrni kohë për ta bërë këtë - jo vetëm për lutje dhe meditim, por për pushim të vërtetë dhe relaksim.
Ne vetë duhet ta marrim shëndetin tonë në duart tona dhe të kujdesemi për të - askush tjetë nuk do ta bëjë atë për ne!
EDUKIMI SHPIRTËROR
Një njeri pa edukim shpirtëror është si një kafshë. Edukimi shpirtëror është themeli i të gjithave dhe qëllimi më i lartë i njerëzimit përmes të cilit njeriu përvetëson përsosmërinë. Është baza thelbësore dhe më e rëndësishmja e të gjitha edukimeve.
Ky është qëllimi përfundimtar i njerëzimit. Edukimi i duhur është jetik për përparimin e njeriut, por themeli thelbësor dhe më i rëndësishëm i të gjitha edukimeve është edukimi intelektual dhe ai moral.
Misioni ynë duhet të jetë zbulimi dhe zhvillimi ynë.
Fisnikkomoni.com
Katër shtyllat e edukimit
Dituria është sikur krahët në jetën e njeriut. Është si një shkallë për ngjitjen e tij.
Është detyrë e secilit të fitojë dituri.
Profili: Baba i dy fëmijëve, i martuar, Inxhinier ndërtimi,
Konsulent specialist për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm (holistik), mentor shëndetit, trajner shëndeti, folës, investitor i pasurive të patundshme, online marketer.
Misioni im:
-
Si këshilltar shëndetësor, të ndihmoj njerëzit që ata vetë të bëjnë diçka për shëndetin e tyre (Projekti - Qendra e Shëndetit - kliko këtu)
-
Të kontriboj në edukimin e njerëzimit - veçanërisht të rinjëve
-
Resurset e vendeve të varfura ti bëjë të dobishme për botën
-
Të kontriboj në integrimin e njerëzve në Gjermani
-
Të kontriboj në unitetin e njerëzimit në të gjithë botën për një jetë më të mirë në tokë
Nëse doni të dini më shumë rreth meje, atëher lexoni tërë historinë time:
Nevoja e parë dhe më urgjente është edukimi. Nuk mund të imagjinohet që një popull do të arrijë mirëqenie dhe sukses pa avancuar këtë pyetje themelore. Shkaku kryesor i rënies dhe prishjes së popujve është padituria.

MISIONI / VISIONI
Njerëzit lindin me sisteme dhe veti të vlefshme. Por vetëm edukimi mund t'i sjellë njerëzit të zbulojnë thesaret e tyre dhe t'i lejojnë njerëzimit të përfitojnë prej tyre.
Edukimi do të thotë të zbuloni "gurët" e fshehur në njerëz, të zhvilloni aftësitë që janë të natyrshme në to në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra, qëllimi kryesor i edukimit është të zhvillojë talentin dhe aftësitë e njerëzve në mënyrë që ata të bëhen njerëz të drejtë që u shërbejnë qenieve njerëzore të tyre.
Informacionet në këtë faqe interneti ndihmojnë në këtë qëllim.
Nëse një kafshë rritet dhe edukohet nga njerëzit, ajo bëhet kafshë shtëpiake. Nëse, nga ana tjetër, një person rritet pa u edukukuar, ai bëhet një kafshë, po, nëse i lihet vetëm natyrës, ai edhe fundoset poshtë kafshës. Por nëse është rritur dhe edukuar si duhet, ai mund të bëhet një engjëll.
Përmes edukimit i padituri bëhet i ditur, frikacaku bëhet trim. Edukimi drejton degët e mbjella, frutat e tharta dhe të hidhura të maleve dhe pyjeve bëhen të ëmbla dhe të shijshme, dhe lulja pesëfletëshe bëhet njëqindfletëshe. Përmes edukimit popujt kultivohen dhe madje edhe kafshët janë mësuar me jetën shtëpiake. Edukimi ka një ndikim gjithëpërfshirës dhe ndryshimet e shkaktuara nga edukimi janë shumë të mëdha.