top of page

EDUKIMI FINANCIAR DHE PROFESIONAL

„Të qenit ekonomik është baza e mirëqenies njerëzore. Ai i cili shpërdor është gjithmonë ne krizë. Shpërdorimi është një mëkat i pafalshëm për të gjithë. Asnjëherë nuk duhet të jetojmë në kurriz të të tjerëve, si një parazit. Të gjithë duhet të kenë një profesion. Është më mbretërore të jesh i kënaqur me një kore bukë të vjetër sesa të kënaqesh me një meny të pasur me shumë ushqime, për të cilat paratë rrjedhin nga xhepat e të tjerëve."

Një nga shtyllat e edukimit mendoj se është edhe edukimi financiar dhe profesional.

 

Në këtë faqe të edukimit financiar dhe profesional do të paraqes mësimet, gabimet dhe përvojat e mia financiare dhe profesionale.

Në fund të kësaj faqe ju do të gjeni linkun i cili ju dërgon tek shkrimet e mia te blogut rreth edukimin financiar dhe profesional. Sidoqoftë, unë rekomandoj që të lexoni paraprakisht tekstin e mëposhtëm, pasi që shpjegohet se për çfarë bëhet fjalë në këtë faqe të edukimit financiar dhe profesional.

Do të bëhet fjalë rreth temave të mëposhtme

01/

Financat dhe profesioni- bazat shpirtërore

Është e qartë se secili nga ne duhet të ketë një punë që mund të fitojë jetesën. Shpesh ndodh që ajo që mësohet në teori ndryshon shumë nga praktika. E them këtë nga përvoja ime personale. Studimi nuk mbaron kurrë. Kurrë nuk duhet të bëni gabim dhe të ndaloni edukimin e vetëvetes pasi të mbaroni studimet. Edukimi ynë profesional na ndihmon të fitojmë paratë tona. Sa më shumë vlera të kemi, aq më shumë mund të ofrojmë. Dhe sa më shumë të kemi për të ofruar, aq më të vlefshme jemi për mjedisin. Sa më të vlefshme të jemi për mjedisni, aq më shumë është i gatshëm mjedisi të paguaj për ne!

02/

Morali dhe etika në botën financiare dhe profesionale

Ne po jetojmë në një botë ku fryma materiale zbeh frymën shpirtërore! Këshilltarët financiarë, konsulentët e sigurimeve etj shpesh japin këshilla të gabuara për të arritur qëllimet e tyre! Asnjë shenjë besueshmërie dhe ndershmërie! Prandaj mendoj se është e rëndësishme të kemi njohuri financiare në mënyrë që të mbrohemi nga "ekspertë" të tillë.

Besueshmëria, devotshmëria, ndershmëria dhe vërtetësia janë portat e gjera për paqen dhe sigurinë e njerëzve. Në të vërtetë, pa to, sot si kurrë, asgjë nuk do të zgjasë. Të gjitha fushat e fuqisë, madhështisë dhe mirëqenies shkëlqejnë në dritën e tyre.

Ekonomia është si një qiell, dielli i të cilit është besueshmëria dhe hëna e të cilit është vërtetësia.

Çdo kompani duhet të themelohet në parime të tilla si besueshmëria, devotshmëria, ndershmëria dhe vërtetësia, të cilat duhet të formojnë bazën e kompanisë për të mbrojtur të drejtat e njerëzve.

Mbijetesa dhe stabiliteti që ka arritur një shoqëri, grup apo komb është një rezultat - pavarësisht nga shëndeti dhe vlera e parimeve me të cilat zhvillon biznesin e tij dhe drejton veprimtaritë e tij. Parimet udhëzuese janë: ndershmëria, dashuria, mirëqenia dhe besueshmëria, vendosja e së mirës së përgjithshme mbi interesin personal dhe praktikimi i devotshmërisë, virtytit dhe moderimit. Kështu në fund, sigurohet mbrojtja dhe lumturia.

03/

Parimet për biznes dhe prosperitet të përgjithshëm

Duket se të gjitha krijesat mund të jetojnë vetëm dhe të kujdesen vetëm për vetëveten. Për shembull, një pemë mund të qëndrojë vetëm në një rrafshinë, në një luginë ose në një shpat malor. Një kafshë e egër, e ngritur lart në male ose një zog - ata mund të bëjnë një jetë hermetike. Ata nuk kenë nevojë për bashkëpunim, solidaritet. Qenie të tilla gëzojnë rehati dhe lumturi më të madhe kur ato janë plotësisht të vetmuara.

Përkundrazi, njeriu nuk mund të jetojë vetëm dhe i vetmuar. Ai ka nevojë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ndihmë të ndërsjellë. Për shembull, një person që vegjeton vetëm në natyrë, herët a vonë do të vuajë nga mungesa. I vetëm, ai kurrë nuk mund ta furnizojë veten me të gjitha gjërat thelbësore. Ai kërkon bashkëpunim dhe reciprocitet.

Misteri i këtij fenomeni, shkaku i kësaj gjendje, qëndron në faktin se njerëzimi u krijua nga një origjinë e vetme dhe u përhap nga një familje e vetme. Në fakt, i gjithë njerëzimi është një familje e vetme Natyra nuk ka bërë asnjë ndryshim. Ajo i krijoi të gjithë si një tansi në mënyrë që kjo familje të mund të jetonte në një lumturi dhe mirëqenie të plotë.

Prosperiteti është shumë i lavdërueshëm nëse e gjithë popullata jeton në prosperitet. Sidoqoftë, nëse vetëm disa kanë pasuri të tepërt dhe të gjithë të tjerët janë të varfëruar, nëse asnjë frut nuk përfitohet nga ky prosperitet, atëherë kjo do të thotë vetëm një detyrim për pronarin. Nga ana tjetër, nëse pasuria përdoret për të promovuar njohuri, për të hapur shkolla fillore dhe shkolla të tjera, për të stimuluar artet dhe zanatet, për të edukuar jetimët dhe njerëzit e varfër - me pak fjalë, ajo (pasuria) i kushtohet të mirës së shoqërisë - atëherë pronari i saj dallohet si më i shkëlqyeri nga të gjithë të cilët jetojnë në tokë.

Çdo anëtar i organizmit shoqëror duhet të jetë në gjendje të jetojë në komoditetin dhe prosperitetin më të madh të mundshëm, sepse çdo anëtar i vetëm i njerëzimit është një qelizë e organizmit shoqëror. Parimi i parë dhe më i lartë është se të gjithë anëtarët e organizmit shoqëror duhet të gëzojnë arritjet më të larta të njerëzimit. Të gjithë kanë nivelin më të lartë të mundshëm të prosperitetit dhe mirëqenies.

04/

Karrierë dhe udhëheqje e suksesshme

Për mua, të qenit i edukuar profesionalisht nuk do të thotë vetëm të dish për profesionin tënd. Një njohuri e përgjithshme është gjithmonë pjesë e edukimit profesional. Për shembull, se si punonjësit duhet të punojnë në mënyrë ideale në mënyrë që ata të punojnë si ekip në projekte.
Planifikimi i projektit nuk është vetëm për menaxherët. Planifikimi është i domosdoshëm në jetën profesionale dhe private. Është e pabesueshme se sa keq menaxhohen projektet dhe sa kohë dhe para keqharxhohen.

05/

Inteligjenca financiare

Për fat të mirë, inteligjenca financiare mund të fitohet dhe, me këtë njohuri të fituar, ju mund të bëni investime që mund të jenë të dobishme për ne dhe për njerëzimin.

Të jesh inteligjent financiar do të thotë të fitosh njohuri siç janë:

Cili është ndryshimi midis një investimi dhe një shpenzimi? Si mund ta bëj veten interesant për mjedisin, në mënyrë që ata vetë të vijnë tek unë dhe të duan shërbimet e mia? Çfarë simbolizon paraja dhe çfarë fshihet pas saj? Çfarë na pengon të arrijmë qëllimet tona financiare? Pse është besueshmëria dhe ndershmëria thelbësore në biznes? Pse rezervat janë të rëndësishme? Pse shumë njerëz nuk i kanë nën kontroll shpenzimet e tyre dhe si mund të merrni një përmbledhje? Çfarë duhet të bëj për të marrë atë që dua - si p.sh. më shumë të ardhura?, etj.

06/

Marketingu online

Marketingu në internet apo online marketingu është një gjë e mrekullueshme për të arritur shumë njerëz dhe për t'ju ofruar atyre idetë, shërbimet apo produkte tona  - me kusht që ato të jenë të nevojshme dhe të dobishme për njerëzit.

Marketingu online nënkupton gjërat si më poshtë:

  • Për të qenë në gjendje të krijoni një Webfaqe të thjeshtë (faqe interneti si kjo e imja këtu)

  • Media sociale (Facebook, Instagram etj)

  • YouTube për të ngarkuar video

  • etj.

Pra, nëse kemi një ide që mund të jetë e dobishme për njerëzimin, marketingu online na ndihmon shumë për të përhapur idenë tonë.

Për të gjitha temat e lartpërmendura do të shkruaj rregullisht postime në Blog rreth edukimit financiar dhe profesional.

Për të shkuar tek postimet e Blogut kliko në linkun e mëposhtëm.

bottom of page