Jeta jonë është "si ta kemi të shkruar" - a është kjo e vertetë?
- Fisnik Komoni
- Apr 15, 2022
- 6 min read

Po. Kjo pikë për pikë është e vertetë. Mirpo se si ështe e shkruar për ne varet shumë nga vetë ne!
Sprovat e njeriut janë dy llojesh
1. Pasoja të vetë veprimeve të tij
Në qoftë se një njeri ha shumë, ai dëmton tretjen; në qoftë se pi helm, ai sëmuret ose vdes. Në qoftë se një njeri luan kumar, ai do të humbasë paratë; në qoftë se pi shumë, do të humbë drejtpeshimin. Të gjitha këto vuajtje shkaktohen nga vetë njeriu, pra është fare e qartë që disa hidhërime janë rezultat i vetë bëmave tona.
Disa Shembuj
Çfare ndodh nese une vendos te ngjitem larte ne nje ndertes 10 kateshe dhe te hidhem prej saj?
Une kam dy zgjidhje:
Te hidhem: Nese hidhem atehere eshte e qarte se si eshte shkruar. Une biem poshte dhe sigurisht qe vdes apo nese jam me fat shpetoj me lendime te rende trupore. Pra ne kete rast eshte pike per pike e shkruar se si perfundon jeta jone.
Te mos hidhem: Nese nuk hidhem atehere edhe ketu eshte e qarte se si eshte e shkruar. Une mbetem gjalle dhe vazhdoj te jetoj. Pra ne kete rast eshte pike per pike e shkruar se si vazhdon jeta jone.
Çfare ndodh nese une vendos te dehem çdo dite me alkohol?
Une kam dy zgjidhje:
Te pi çdo ditë: Nëse unë dehem me alkohol atehere eshte e qarte se si eshte e shkruar te perfundoj per ne. Përveç sëmundjeve të mëlçisë, për shembull, inflamacioni në traktin gastrointestinal edhe kanceri mund të jenë rezultat. Mund të preket edhe sistemi kardiovaskular, me pasoja si presioni i lartë i gjakut apo aritmia kardiake. Mund të çojë gjithashtu në dëmtim nervor, për shembull në tru.
Te mos pi: Nese nuk pi atehere edhe ketu eshte e qarte se si eshte e shkruar. Trupi dhe mendja ime do te qendrojne te shendosh dhe une i gezohem shendetit tim.
E njejta gje vlene p.sh edhe per:
drogen
duhanin
ushqimin e gabuar
jetesen e gabuar (pa aktivitet sportiv, gjumi i vonshem naten para TV dhe telefonit celular, etj)
Lista do te behej e gjate me shembuj.
Të gjitha problemet në jetën tonë, pa marrë parasysh se çfarë lloji, kanë një gjë të përbashkët dhe kjo është mungesa e edukimit ose padituria dhe paragjykimet.
Çfarë dua të them me këtë?
Ja disa shembuj:
Nëse kam probleme me shëndetin tim, atëherë kjo është si pasojë e mungesës së edukimit shëndetësor.
Nëse kam probleme financiare - si p.sh. gjithnjë e më shumë shpenzime sesa të ardhurat, ose nëse nuk kam punë - atëherë kjo është si pasojë e mungesës së edukimit tim financiar dhe profesional.
Problemet ndërpersonale me njerëz - siç janë me kolegë kur punoj, ose si shef me udhëheqjen e punonjësve - atëherë kjo është si pasojë e mungesës së edukimit tim njerëzor.
Pra, shkaku i të gjitha problemeve është mungesa e edukimeve vijuese:
e edukimit profesional e financiar,
e edukimit shëndetësor (fizik),
e edukimit njerëzor dhe
e edukimit mendor e shpirtëror.
Të gjitha këto lloje të edukimit janë të ndërlidhura dhe të nevojshme që çdo person të bëhet i përsosur. Sigurisht, dikush mund të jetë i mirë edukuar në diçka të tillë si p.sh. , financa, mirpo atij i mungojnë llojet e tjera të edukimit, si p.sh. edukimi shëndetësor, njerëzor dhe shpirtëror. Më poshtë disa shembuj se çfarë ndodh kur mungon njëri nga llojet (shtyllat) e edukimit:
Një person mund të jetë i mirë edukuar financiarisht dhe të jetë i pasur, por nëse i mungon shëndeti dhe njerëzimi, atëherë ky edukim financiar nuk e ndihmon atë asgjë ne aspektin afatgjatë!
Një person mund të jetë i mirë edukuar profesionalisht dhe të jetë profesionist në fushën e tij, por nëse nuk ka njerëzim, asgjë nuk do ta ndihmojë atë!
Një person mund të jetë shumë i suksesshëm financiarisht, por nëse i mungon edukimi shpirtëror dhe kështu etika dhe morali, mund të jetë shumë i rrezikshëm sepse ai do të bëjë gjithçka për tu pasuruar materialisht. Fatkeqësisht, në kohën tonë ne këtë po e përjetojmë shumë shpesh, sepse shumë njerëz kanë vetëm anën materiale në sytë e tyre.
Për momentin, një person me edukim vërtet të mirë është një nga fenomenet më të rralla, sepse pothuajse të gjithë kanë paragjykime, ideale të gabuara, ide të gabuara dhe zakone të këqija që i janë mësuar prej fëmijërisë. Sa pak njerëz mësohen që nga mosha e hershme që shërbimi ndaj njerëzimit të kuptohet si qëllimi më i lartë në jetë dhe të zhvillohen forcat për të mirë të së mirës së përbashkët. Këto janë sigurisht përbërësit thelbësorë të një edukimi të mirë.
2. Ka vuajtje të tjera që bien mbi Besnikët e zotit
Eshte ky fati qe nuk varet nga ne por nga fuqia hyjnore e cila ka parapa per te miren tone.
Ata që vuajnë më shumë arrijnë përsosurinë më të madhe.
Vuajtja e hidhërimi nuk vijnë te ne rastësisht, ato na janë dërguar neve nga Mëshira Hyjnore për vetë përsosjen tonë.
Ne fakt keto vuajtje jane si dhurata.
Pra, kjo tingëllon e çuditshme! Por kështu është. Sigurisht, kjo nuk do të thotë dhurata që mbështillni me letër me ngjyra dhe ua bëni miqve të dashur për t'i bërë të lumtur. Këto vështirësi janë dhurata që Zoti na jep në mënyrë që shpirti ynë të rritet.
Nëse do të mësosh durimin, Perëndia do të të japë një mundësi për të pritur.
Nëse do të mësosh të ndash me të tjerët, Perëndia do të të japë një mundësi.
Nëse do të mësosh të jesh i dobishëm, Perëndia do të të japë një mundësi për të ndihmuar.
Vështirësitë janë dhurata, ato vijnë per te mire tone, për të na bërë më të mirë, më të fortë dhe më të lumtur.
Ndërsa një njeri është i lumtur, ai mund ta harrojë zotin e tij; por kur vjen vuajtja dhe hidhërimet e pushtojnë atë, atëherë ai kujton Atin e tij që është në qiell dhe që është në gjendje ta çlirojë atë nga poshtërimet.
Njerëzit që nuk vuajnë nuk arrijnë përsosuri. Pema që krasitet më shumë nga kopshtarët është ajo që, kur vjen vera, do të ketë lulet më të bukura dhe frutat më të shumta.
Bujku e punon tokën me plugun e tij dhe nga kjo tokë merret prodhim i pasur e me bollëk. Sa më shumë të dëliret njeriu, aq më i madh është prodhimi i virtyteve shpirtërore që shfaq ai. Një ushtarak nuk është gjeneral i mirë sakohë nuk ka qenë në ballë të betejës më të ashpër dhe nuk ka marrë plagët më të thella.
Tani ti e di
Tash ti e din se ti vete mund ta shkruash fatin e jetes tende!
Prandaj vendos te shkruash ate per te miren tende.
Kjo vlene si per
Shendetin
Financat apo edhe per
Shpirtin dhe mendjen tende
Mos mendo per te kaluaren sepase ajo ka ikur. Mos mendo edhe shume te ardhmen, por kujdesu qe te mendosh per te tashmen sepse e ardhmja varet nga e tashmja - pikerisht me veprat e tuaja qe ti ben ne te tashmen. Nese veprat tuaja tani jane te mira atehere eshte e qarte se ti je ne rrugen e duhur dhe fati yt eshte i shkruar per te mire.
Vendos per shendet te mire - ti e ke ate te nevojshem dhe ne doren tende
"Trupi duhet të jetë shërbëtori i shpirtit dhe kurrë i zoti i tij. Ai duhet të jetë një shërbëtor i gatshëm, i ndëgjueshëm dhe efikas dhe duhet të trajtohet me të njëjtin respekt sikurse trajtoni një shërbëtor të mirë. Nëse nuk trajtohet si duhet, atëher si rezultat kemi sëmundje dhe fatkeqësi me pasojat e saj të rënda, si për të zotin (shpirtin) ashtu edhe për shërbëtorin (trupin)."
Shpirti ynë na flet përmes trupit. Pra, trupi është një mjet që shpirti e përdor për të realizuar idetë e marra nga sfera shpirtërore në fushën materiale. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë. Pra, shëndeti fizik është i rëndësishëm dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm më në mënyrë që një person të mund të realizojë idetë e tij dhe t'i shërbejë njerëzimit.
Vendos per profesionin dhe financat tuaja qe ato te jane te mira - ti e ke ate ne doren tende
Edhe per fatin e financave tuaja ke ti vete shume ne doren tende. Prandaj vendos me e shkru ate per te miren tende.
Vendos per paqe, rritje dhe qetesi shpirterore - ti e ke ate ne doren tende
"Njeriu nuk është një trup që ka një shpirt, por njeriu është një shpirt që i është huazuar një trup për jetën tokësore në mënyrë që të realizojë misionin e shpirtit në tokë. Për këtë, shpirti përdor trupin si mjet. Shpirti i njeriut i jep jetë trupit. Shpirti është dielli që ndriçon trupin dhe e ushqen atë. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë ."
Edukimi shpirtëror është themeli i të gjithave dhe qëllimi më i lartë i njerëzimit përmes të cilit njeriu përvetëson përsosmërinë. Është baza thelbësore dhe më e rëndësishmja e gjitha edukimeve.
Edukimit shpirtëror është jashtzakonisht i rëndësishë për mua dhe është pikërisht ky edukim shpirëror ai që ka hapur shumë dyer në jetën time.
A jeni të interesuar për veten ose fëmijët tuaj në ngjarje dhe aktivitete të tilla si klasat e fëmijëve, grupet më të rinjë dhe grupet studimore për të rritur që kanë për qëllim të ndihmojnë në ndërtimin e një botë më paqësore dhe shpirtërore?
Jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë. Klikoni këtu tani për të mësuar më shumë!
Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.

Comentários