top of page

Qëllimi i shëndetit të mirë

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Apr 13, 2021
  • 4 min read

Shpesh po me thone se pse Fisnik po merresh me tema rreth shendetit!? Po me thone se jam inxhinier dhe se mbase nuk pershtatet shume :)!

Përgjigja ime për këtë është gjithmonë e njëjtë: Ne fakt une spo bej asgje tjeter perveq qe po e ndjek intuiten dhe po bej ate qe po me thuhet ta bej!

Sigurisht që më pëlqen të bëj punën e inxhinierit të ndërtimtarisë, të cilën edhe e bëj shumë mirë. Por ajo që më flen në zemër është tema rreth shëndetit!

Me kete postim po dua ta spjegoj arsyen e angazhimit tim rreth shendetit fizik, pse shendeti fizik eshte i rendesishem si dhe kur shendeti i mire fizik nuk eshte i dobishem - madje i demshem!


Por para kësaj unë do të doja të përmend dy citate nga shkrimet Bahai që më frymëzuan të përfshihesha në shëndet dhe të marr vendimin për t'u trajnuar si një Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm (holistik):


Citati 1: "Studioni me kujdes nevojat e kohës në të cilën jetoni dhe përqëndroni mendimet tuaja në nevojat dhe kërkesat e tyre".


Citati 2: „Trupi është si një kalë që mbart personalitetin dhe mendjen, dhe si i tillë do të duhej që të kujdeset mirë pë të që ai të mund ta bëjë punën e vet dhe t'i shërbejë njerëzimit. Trupi duhet të jetë shërbëtori i shpirtit dhe kurrë i zoti i tij. Ai duhet të jetë një shërbëtor i gatshëm, i ndëgjueshëm dhe efikas dhe duhet të trajtohet me të njëjtin respekt sikurse trajtoni një shërbëtor të mirë. Nëse nuk trajtohet si duhet, atëher si rezultat kemi sëmundje dhe fatkeqësi me pasojat e saj të rënda, si për të zotin ashtu edhe për shërbëtorin.“


Citatin 1 unë e kuptoj kështu:

Ne duhet të mendojmë për mënyrën se si mund të zgjidhen problemet e kohës. Një nga problemet e shumta të kohës sonë - mendoj unë - është shëndeti i dobët fizik i njerëzve, si pasojë i zakoneve të këqija të të ngrënit dhe mënyrës së gabuar të jetesës. Dhe kur unë jam vërtet i apasionuar pas temave të shëndetit dhe kam shumë njohuri për të, dhe këtë njohuri me shumë dëshirë e ndaj me njërëzit në mënyrë që ata vetë të mund të bëjnë diçka për shëndetin e tyre, atëherë unë mendoj se jam duke bërë diçka për nevojat e kohës.


Citatin 2 unë e kuptoj kështu:

Shpirti ynë na flet përmes trupit. Pra, trupi është një mjet që shpirti e përdor për të realizuar idetë e marra nga sfera shpirtërore në fushën materiale. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë. Pra, shëndeti fizik është i rëndësishëm dhe ne duhet të tregohemi të kujdesshëm më në mënyrë që një person të mund të realizojë idetë e tij dhe t'i shërbejë njerëzimit.

Secili nga ne, kur kemi lindur, mori një urdhër nga forca e padukshme në rrugën për në tokë.

Ne nuk kemi lindur këtu në këtë botë thjeshtë për asgjë. Secili nga ne ka një mision për të përmbushur këtu. Dhe cili është ky mision (pra në pyetjen "Kush jam unë dhe çfarë duhet të bëj këtu"?) duhet ta gjejë vetë secili prej nesh. Pra, qëllimi i secilit prej nesh është ta njohim këtë mision, ta zbulojmë dhe ta realizojmë. Pra, secili nga ne ka për detyrë të gjej dhe ndjekë vetë misionin e tij jetësore. Vetëm kështu ka kuptim jeta në tokë.

Njeriu nuk është një trup që ka një shpirt, por njeriu është një shpirt që i është huazuar një trup për jetën tokësore në mënyrë që të realizojë misionin e shpirtit në tokë. Për këtë, shpirti përdor trupin si mjet që ai të bëhet i dukshëm dhe ti arrijë qëllimet e veta. Shpirti i njeriut i jep jetë trupit. Shpirti është dielli që ndriçon trupin dhe e ushqen atë. Shpirti jeton dhe punon përmes trupit për një jetë të tërë. Prandaj, shëndeti i mirë fizik është i rëndësishëm. Që të ndjehemi të aftë dhe të mbushur me energji që të mund t’i shërbejmë shpirtit dhe kështu tërë njerëzimit


Përdorimi i duhur i shëndetit

»Nëse shëndeti dhe mirëqenia e trupit përdoren në dobi të botës njerëzore në përgjithsi - qoftë edhe për përfitim material të njerëzve - dhe janë kështu një mjet (pra shëndeti dhe mirëqenia e trupit), kjo gjë është e mirë dhe e pranueshme. Por në qoftë se shëndeti e mirëqenia e trupit harxhohen për dëshira epshore, për një jetë kafshësh e për synime djallezore - atëherë semundja do të ishte më e mirë se një shëndet i tillë; madje jo vetë vdekja duhet preferuar kundrejt një jete të tillë. Nesë ti dëshiron shëndet, dëshiroje për ti shërbyer fuqisë së padukshme hyjnore dhe njerëzimit. Shpresoj se ti ke për të arritur intuite te përsosur, vendosmëri të paperkulur, shëndet të plotë dhe forcë shpirtërore e fizike, në mënyre që të pish nga kroi i jetës së pasosur dhe të ndihmosh nga fyma e mbështetjes hyjnore.« - 'Abdu'l-Bahá.


Pra qëllimi im me shkrimet e mija rreth shëndetit është që të informoj sa më shumë njerëz rreth shëndetit të mirë, në mënyre që ata të mund ta përdorin mjetin apo veglen e tyre te quajtur TRUP (pra trupin e tyre) në mënyre që trupi i tyre të mund ti sherbej shpirtit të tyre dhe të arrijnë realizimin e misioneve të veta në toke (pra ti shërbejne fuqisë hyjnore dhe njerëzimit).


Inspiruar nga shkrimet Bahai.

 
Ti dëshiron të bësh vetë diçka për shëndetin tënd duke ndryshuar ushqimin dhe mënyrën tënde të jetesës? Duke klikuar në linkun më poshtë, ti je i mirëpritur të më shkruash një mesazh dhe unë do të kontaktoj ty për të caktuar një takim online për një konsultë fillestare falas.
 

Vërejtje për artikujt rreth temave shëndetësore:


Këto informacione janë të shkruara në bazë të njohurive dhe ndërgjegjes sonë me të mirë. Ato ekskluzivisht kanë për qëllim ata që janë të interesuar për trajnime të mëtejshme dhe nuk duhen të kuptohen në asnjë mënyrë si udhëzime diagnostikuese ose terapeutike. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për dëmtimin e çfarëdo lloji që lind drejtpërdrejt ose indirekt nga përdorimi i informacionit. Nëse dyshoni për sëmundje, ju lutemi këshillohuni me mjekun ose mjekun alternativ.

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



コメント


bottom of page