top of page

Nga vjen rroga (paga) ime?

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Apr 13, 2021
  • 4 min read

Updated: Apr 12, 2022



Ne kete tekst do te behet fjale per ate se nga vjen rroga ime si punonjes - pra kush e paguan rrogen time.


Se pari eshte shume me rendesi qe te kuptohet se pse kjo teme eshte interesante. Shume thjeshte: mospërputhja me e madhe ne mes te punonjesve dhe shefave eshte paqartesia se kush e paguan rrogen dhe per kete arsy rrjedhin pakënaqësit. Prandaj qe ti shmangesh ketij problemi, do te ndihmojne keto informacione.


Henry Ford - themeluesi i automobilit “Ford” kishte thene:

“Nuk është punëdhënësi që paguan pagën, por produkti që shitet” (punëdhënësi vetem e shperndan pagen).

Pra shefi vetem shperndan te hyrat e gjeneruara nga shitja e produktit dhe i investon ato me mire (apo me keq) - dhe sa me mire qe ai i investon ato aq me e mire eshte gjendja e firmes dhe e punonjesve.


Dhe ky eshte problemi me kontratat e zakonshme te punonjesve, sepse kontratat e punonjesve bazohen ne ore pune. Kjo eshte e zakonshme pothuajse kudo (Gjermani, USA etj). Mirpo kjo eshte pikpamje e shtrembëruar sepse ne te vertet punonjesit nuk paguhen per ore pune, por paguhen per produktet dhe rezultatet qe ata japin.


Punonjesit nuk paguhen per ore pune, por paguhen per produktet dhe rezultatet qe ata japin.

Produkti final i firmes perbehet nga nënproduktet qe i prodhojne te gjithe punonjesit e asaj firme.


Shembull: Ne nje firme te madhe pershembull nenprodukti i nje kontabilisti do te ishte mbajtja korrekte e librave (shitjes, blerjes etj), apo nenprodukti i nje sekretari do te ishte prodhimi i kohes per shefin, etj. Dhe te gjitha keto nenprodukto te vogla se bashku formojne produktin kryesor apo final (pershembull nje automobil BMW i serise 7 i derguar ne duart e nje bleresi te lumtur). Dhe permes shitjes se ketij automobili BMW te serise 7, paguhen pagat e kontabilistit, sekretarit dhe te gjithe punonjesve tjere.


Natyrisht qe ti ke nje kontrat pune qe te paguan ty per ore pune, te paguan ty shtojcat e pushimit etj, mirpo ajo qe dua te them eshte kjo: nese produkti final te cilin e prodhon firma, dhe i cili eshte i varun nga nenprodukti dhe rezulati yt individual, nuk shitet, pra nuk pelqehet nga bleresi, atehere kontrata jote e punes e cila bazohet ne ore pune nuk do te ndihmoje ty aspak ne pikpamjen afatgjate, sepse nese firma nuk fiton me asgje atehere nuk mbetet me asgje per tu ndare me punonjesit e firmes! Dhe kjo nuk ka rëndësi se sa e madhe eshte nje firme.


Nese nje firme nuk prodhohen produkte te cilat i deshiron konsumatori apo rrethi atehere pa marre parasysh se sa e madhe eshte nje firme ajo bankroton.

Dhe pse po ta them ty kete: Per mua eshte me rendesi qe ti te jesh i lumtur, i suksesshem, te kesh kenaqesi ne punen tende dhe te kesh karrier te suksesshme. Dhe nese ti e kupton kete, atehere ti din se si ta rritesh vleren tende ne syt e firmes apo shefit dhe kjo reflekton natyrisht edhe ne pagen tende.


Pra cfare do te thote kjo per ty konkretisht: Ndihmo shefin tend qe permes nenproduktit tend individual - pra nga ajo se cka prodhon ti individualisht- te shese produktin final dhe te bej konsumatoret te lumtur. Kjo per faktin se jane produktet finale (ne varesi te nenprodukteve) ato qe sjellin te hyra ne firme.


Dhe nese nje shef eshte i mencur dhe e veren qe ti ke kontribu shume ne kete drejtim, atehere ai i ndan ato te hyra me shume qef me ty.


Prandaj ti do te duhej te mendosh me shume rreth asaj se cka ti prodhon ne firmen tende. Ne punen tende ku ti punon ti ke per detyre te prodhosh rezultate te caktuara. Pershembull prodhimi i nje sekretareshe eshte koha per shefin - pra ky eshte produkti qe prodhon ajo dhe per te cilin shefi paguan.


Edhe nje pastruese ka produktin e saj qe ajo duhet te prodhoj: Dhe ky produkt pershembull eshte “dhoma të mirëmbajtura per prodhim dhe shitje”. Dhe ka studime qe vertetojne qe dhomat e mirëmbajtura rrisin qarkullimet e nje firme per pesefish ne krahasim me dhomat e pa mirëmbajtura. Pra po shihet qarte qe edhe nje pastruese me nenproduktin e saj (pra pastrimi i dhomave) kontribon ne rezulatin final (pra me produktin final) qe jep nje firme ne fund. Keshtu firma gjeneron me shume te hyra dhe keshtu behet e mundshme ndarja e me shume te hyrave per punonjesit.


Dhe per fund nje keshille per nje karriere te sukseshme, te cilen une vete gjithmone e perdori dhe e cila eshte perfekte:


Kur ti të bësh dicka për dikend, atëhere:

  • bëje atë më shpejtë

  • më mirë

  • më shumë dhe

  • me cilësi më të lartë

se sa qe pritet prej teje.


Me beso ky eshte faktori, me te cilin ti do te kesh nje karriere te suksesshme, te pakten nese shefi yt eshte i zgjuar dhe inteligjent. Pra habiti të tjerët duke i bë gjërat më shpejtë, më mirë, më shumë dhe me cilësi më të lartë se që pritet prej teje. Vendose këtë pra si qëllim tëndin.

 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.




Comentários


bottom of page