top of page

Letra e Abraham Lincoln për mësuesin e djalit të tij

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Aug 31, 2021
  • 3 min read

Të gjithë kanë idhuj dhe modele. Unë gjithashtu. Një nga idhujt dhe modelet e mi të preferuara është Abraham Lincoln, ish -President i SHBA, i cili për fat të keq u vra. Më poshtë është një letër që ai i shkroi mësuesit të djalit të tij në vitin 1830.


Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Abraham Lincoln, e dinte vlerën e dijes dhe të mësuarit në jetë.


Per kete ai kishte vendosur qe mësuesit te djalit të tij, t'i shkruante në formë përkujtimi rreth mënyrës se si duhet trajtuar një fëmijë i vogël.


Lincoln i kishte renditur mësuesit të djalit të tij, pikërisht në ditën e parë të shkollës, një sërë arsyesh e mësimesh të arta të cilat dëshironte qe djali i tij t'i mësonte nga mësuesi.

Lexoni më poshtë letrën e Abraham Lincoln të shkruar në vitin 1830.


Mësues i nderuar,


Djali im sot e fillon shkollën.

Pas pak, gjithçka do të jetë për të e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht. Eshtë një aventurë që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.

Të tilla aventura që ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh ketë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajo.


Per kete, i dashur Mësues, do t'ju lutesha ta merrnit përdore e t'i mësoni gjëra që do t'i duhen t'i dijë, mësojeni atë - por butësisht, nëse mundeni.


Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.


Atij do t'i duhet të mësojë se jo të gjithë njerëzit janë të drejtë, se jo të gjithë njerëzit janë të sinqertë.


Megjithatë mësojeni se për çdo faqezi ka një hero dhe se për çdo politikan egoist, jeton një lider i përkushtuar.


Mësojeni nëse mundeni se 10 centë të fituar kanë shumë më tepër vlerë se një dollar i gjetur.


Në shkollë, mësues, është shumë më e ndershme të dështosh se të mashtrosh.


Mësojeni atë si te humbe hijshëm, dhe si t'i gëzohet fitores kur ai fiton.


Mësojeni të jetë i mirë me njerëzit e mirë, dhe i ashpër me njerëzit e ashpër. Mundohuni t'i qëndrojë sa më larg zilisë, nëse do të mundeni dhe mësojani sekretin e nje buzeqeshjeje të çiltër.


Mēsojeni po të jetë e mundur - si të qeshë kur të jetë i trishtuar, dhe se të derdhësh lotë nuk është aspak turp.


Mësojeni se mund të ketë dështim të ndershëm dhe fitore të turpshme.

Mësojeni t'i përqeshë cinikët.


Mësojeni nëse mundeni të zbulojë mrekullinë e leximit të librave, por gjithashtu i jepni edhe kohën e mjaftueshme për të kundruar misterin e përjetshem te fluturimit të zogjve në qiell, të bletëve në diell e të luleve mbi një kodër të gjelbër.


Mesojeni te kete besim ne idetë e tij edhe nëse të gjithë do t'i thonë se janë të gabuara. Mundohuni t'i mesoni birit tim forcën për mos e ndjekur turmën edhe kur të gjithë vrapojnë pas fitimtarit.


Mësojeni të dëgjojë me vëmendje çdo njeri, por gjithashtu të shoshisë të gjithë atë që dëgjon në sitën e së vërtetës dhe të marrë veç të mirën.


Mësojani atij sesi te shesë talentin dhe zgjuarësinë e tij tek ofertuesi më i lartë, por mos të pranojë kurrë asnjë lloj çmimi për shpirtin e zemrën.


Lejojeni të ketë kurajën për të qenë i padurueshëm. Lejoheni të ketë durimin për të qenë trim.

Mësojeni atë të ketë besim sublim te vetvetja, sepse atëherë ai do te kete gjithmonë besim sublim në njerëzimin dhe në zotin. Keto janë kërkesat, mësues, por ju bëni më të mirën që mundeni.


Ai eshte fëmijë i vogël dhe i mirë. Dhe eshte biri im".


Me rrespekt,

Abraham Lincoln


 

Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.


Comments


bottom of page