Edukimi shpirtëror i fëmijëve
- Fisnik Komoni
- Mar 27, 2022
- 3 min read

“Ju duhet t'i kushtoni rëndësinë më të madhe çështjes së karakterit. Është detyrë e çdo babai dhe nëne që t'i këshillojë fëmijët e tyre për një kohë të gjatë dhe t'i udhëheqë ata drejt atyre gjërave që do t'u sjellin lavdi të përjetshme.”
“Edukimi moral dhe sjellja e mirë janë shumë më të rëndësishme se leximi i librave. Një fëmijë i pastër, i hijshëm, me karakter dhe sjellje të mirë, preferohet, edhe nëse nuk di shumë, ndaj një fëmije të vrazhdë, të palarë dhe të mbrapshtë, por njohës i mirë i të gjitha arteve dhe shkencave.
Arsyeja është se fëmija që sillet mirë, edhe nëse nuk di shumë, bëhet fitimprurës për të tjerët, ndërsa fëmija keqdashës, keqbërës është i shthurur dhe i dëmton të tjerët, edhe nëse dinë shumë. Megjithatë, nëse fëmija është rritur ashtut që të jetë i arsimuar edhe i mirë, kjo të çon në dritën më rrezatuese.”
“Në të ardhmen e afërt, mirësjellja do të ulet në një nivel shumë të ulët. Është e rëndësishme që fëmijët të rriten në stilin Bahá'í, në mënyrë që ata të mund të jenë të lumtur në këtë botë dhe në botën që do të vijë. Dështimi për ta bërë këtë do të rezultojë në pikëllim dhe vështirësi rreth tyre; sepse lumturia njerëzore bazohet në sjelljen shpirtërore.”
"Sot, vërtetësia dhe drejtësia janë pështjelluar në kthetrat e gënjeshtrës dhe drejtësia mundohet nga kamxhiku i padrejtësisë."
"Vërtetësia është baza e të gjitha virtyteve njerëzore."
"Pa vërtetësi, përparimi dhe suksesi janë të pamundura për çdo shpirt"
“Vërtetësia është më fisnike nga të gjitha cilësitë, sepse ajo përfshin të gjitha virtytet e tjera. Një person i ndershëm mbrohet nga çdo mundim, do të tërhiqet nga çdo vepër e keqe dhe do të ruhet nga çdo veprim mëkatar, pasi të gjitha veset dhe paudhësitë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të vërtetën dhe një person i ndershëm padyshim i urren të gjitha."
“Fëmijët janë thesari më i çmuar që mund të ketë një komunitet, sepse në to qëndron premtimi dhe garancia për të ardhmen. Në to qëndron fara e karakterit të shoqërisë së ardhshme, e cila në thelb formohet nga ajo që të rriturit e komunitetit bëjnë ose nuk arrijnë të bëjnë për fëmijët. Ato janë një zotim që asnjë komunitet nuk mund ta neglizhojë pa u ndëshkuar. Një dashuri gjithëpërfshirëse për fëmijët, mënyra se si trajtohen, cilësia e vëmendjes që u kushtohet, shpirti me të cilin të rriturit sillen ndaj tyre - të gjitha këto janë aspekte jetike të qëndrimit të kërkuar”.
Citate te zgjedhura nga libri "Mësimdhënia në klasat e fëmijëve" te Institutit Ruhi.
Reflektimi im rreth citatateve mesiper:
Si do dukej bota nese cdo njeri qofte mjek, mesues, politikan, udheheqes apo cfardo profesioni tjeter te ket ai - do kishte nje edukim te tille shpirteror qe nga femijeria?
Edukimi profesional eshte = 0 nese mungon edukimi shpirteror.
Edukimi shpirteror duhet mesuar ne cdo shkolle publike!
Cilësitë shpirtërore si:
Dashuria
Drejtësia
Vërtetësia
Gëzimi
Zemer e paster
bujaria
sinqeriteti
përulësia
mirënjohja
dhembshuria
ndershmëria
mëshira
Lumturia
miqësia
Qëndrueshmëria
shpresa
besueshmëria
durimi
Sakrifica per te tjeret
Guximi
Karizma
vetëmohimi
Faleminderimi
Besnikëria
Falja
Gjithe miqte e mi ne mbare boten qe jane te interesuar per edukimin shpirteror te femijeve te tyre (apo edhe per veteveten e tyre) atehere mund te me kontaktojne dhe shikojme se a egziston mundesia e organizmit te nje klase per femije ne vendin e tyre ku jetojne.
Fisnik Komoni është Inxhinier ndërtimi, këshillues financiar dhe profesinal, investor në patundshmëri si dhe këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicërr.
Comentários