top of page

Dy natyrat e njeriut

  • Writer: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • Apr 13, 2021
  • 2 min read

Artikull nga libri "Bisedat e Parisit" nga 'Abdu'l-Bahá

Te njeriu ka dy natyra; natyra e tij shpirtërore ose më e lartë dhe natyra e tij materiale ose më e ulët. Me njërën ai i avitet Perëndisë, me tjetrën jeton vetëm për botën. Te njerëzit ka shenja të të dyja këtyre natyrave. Në aspektin e tij material, ai shpreh të pavërtetën, egërsi e pdrejtësi; të gjitha këto janë pasojë e natyrës së tij më të ulët. Atributet e natyrës së tij Hyjnore dalin në pah në dashurinë, mëshirëm, dashamirësinë, të vërtetën e drejtësinë, duke qenë të gjitha pa përjashtim shprehje të natyrës së tij më të lartë. Çdo zakon i mirë, çdo veti fisnike i përket natyrës shpirtërore të njeriut, ndërsa të gjitha papërsosuritë e veprimet mëkatare janë pjellë e natyrës së tij materiale. Në qoftë se te një njeri mbizotëron natyra Hyjnore, kemi një shenjtor.


Njeriu ka aftësinë si për të bërë mirë dhe për të bërë keq; në qoftë se mbizotëron aftësia e tij për të bërë mirë dhe prirjet e tij për të bërë keq mposhten, atëherë njeriu në të vërtetë mund të quhet shenjtor. Por në qoftë se, në të kundërtën, ai hedh poshtë gjërat e Perëndisë dhe lejon që ta pushtojnë pasionet e liga, atëherë ai nuk është më i mirë se thjesht një shtazë.


Shenjtorë janë njerëzit që e kanë çliruar veten nga bota e materies dhe që e kanë kapërcyer mëkatin. Ata jetojnë në botë, por nuk janë të kësaj bote, mendimet e tyre janë vazhdimisht në botën e shpirtit. Jetët e tyre shpenzohen në shenjtëri dhe veprat e tyre tregojnë dashuri, drejtësi e përshpirtní. Ata janë të ndriçuar nga lart; ata janë të ndritur si llamba të shndritshme në vendet e errëta të tokës. Këta janë shenjtorët e Perëndisë. Apostujt, që ishin dishepujt e Jezu Krishtit, ishin krejt njëlloj si njerëzit e tjerë; ata, si shokët etyre, tërhiqeshin nga gjërat e kësaj bote dhe secili mendonte vetëm për përfitimin e vet. Ata pak merrnin vesh nga drejtësia dhe as gjendeshin midis tyre përsosuritë Hyjnore. Por kur ata shkuan pas Krishtit dhe besuan tek Ai, padituria e tyre ia lëshoi vendin gjykimit, egërsia u shndërrua në drejtësi, e rrema në të vërtetë, errësira në dritë. Ata kishin qenë tokësorë dhe u bënë shpirtërorë e hyjnorë. Ata kishin qenë fëmijë të errësirës dhe u bënë bij të Perëndisë, u bënë shenjtorë! Prandaj përpiquni të shkoni në gjurmët e tyre, duke lënë pas çdo gjë të kësaj bote dhe duke u përpjekur të arrini në Mbretërinë Shpirtërore.

 

A jeni të interesuar për veten ose fëmijët tuaj në ngjarje dhe aktivitete të tilla si klasat e fëmijëve, grupet më të rinjë dhe grupet studimore për të rritur që kanë për qëllim të ndihmojnë në ndërtimin e një botë më paqësore dhe shpirtërore?

Jeni të ftuar përzemërsisht të merrni pjesë. Klikoni këtu tani për të mësuar më shumë!

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN - Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



Comments


bottom of page