top of page

Konsulta për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm (holistik)

 

Më vjen shumë mirë që ju vetë doni të bëni diçka për shëndetin tuaj duke ndryshuar ushqimin tuaj dhe stilin tuaj jetësor dhe që jeni të interesuar për këshilla shëndetësore holistike!

 

Dhe mos harroni!

Shëndeti i mirë nuk varet vetëm nga gjenet që kemi trashëguar, por gjithashtu ka të bëjë shumë me ushqimin dhe mënyrën e jetesës! Unë mund ta konfirmoj këtë nga përvoja ime. Këshillimi im shëndetësor ka për qëllim të japë ty "mjete" të thjeshta me të cilat ju vetë mund të bëni shumë për shëndetin tuaj.

Rreth trajnimit tim:

“Konsulent për ushqim dhe shëndet hollistik (të përgjithshëm)” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN Akademie der Naturheilkunde) në Zvicër.

Ideatori dhe themelusi i Portalit shëndetësor Qendra e Shëndetit. (www.qendra-e-shendetit.com)

 

Së pari, unë do të doja të shpjegoja shkurtimisht procesin e keshillimit:

Çka është këshillimi shëndetësor holistik?
Këshillimi shëndetësor mund të jetë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm vetëm nëse e shikon personin në tërësi (në mënyrë holistike) dhe përfshin trupin dhe ushqimin, e poashtu edhe mendjen dhe shpirtin. Secili është unik me zakonet e tij të të ushqyerit, me historin e tij personale, me përvojën e tij jetësore dhe me sfondin e tij shoqëror dhe profesional. Të gjitha këto duhet të merren parasysh gjatë një konsulte ushqimore individuale.

Rekomandimet e pergjithshme për shëndetin holistik nuk kanë për qëllim trajtimin e një sëmundjeje, por përkundrazi të optimizojnë mënyrën e jetës dhe ushqimit duke marrë parasysh situatën individuale dhe kështu, nëse është e nevojshme, të mbështesin terapinë në konsultim me terapistin (mjekun, praktikuesin alternative ose terapistin tjetër)!

Këshilltarët specialistë për shëndetin holistik këshillojnë ekskluzivisht në parandalimin parësor. Ofertat në fushën e parandalimit parësor kanë për qëllim njerëzit e shëndetshëm. Ato shërbejnë për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbështetur klientin përgjegjshëm dhe qëndrueshëm në ndryshimin e të të ushqyerit dhe të të jetuarit të bazuar në nevoja individuale. Një aktivitet terapeutik nuk është qëllimi i këtij konsultimi!

Në mënyrë që të merren parasysh të gjitha këto, procesi i konsultimit funksionon si më poshtë:

  1. Takimi i parë: Në takimin tonë të parë (online) së pari do të merrni një pyetësor nga unë, të cilin do ta plotësojmë së bashku. Kjo do të zgjasë jo më shumë se 45 minuta. Ky takim është gjithashtu ideal për ne që të njihemi më mirë. Sigurisht, ky takim është falas për ju. Unë kam nevojë për informacionin në pyetësor në mënyrë që të vlerësoj saktë gjendjen tuaj shëndetësore aktuale dhe të jem në gjendje të krijoj një plan të përshtatshëm ushqimor për ju. Sapo kam marrë të gjitha informacionet e nevojshme për konsultimin nga ju, ne në detaje do të analizojmë dhe diskutojmë së bashku situatën tuaj shëndetësore dhe gjithashtu ushqimin tuaj aktual dhe pasojat e tij në shëndetin tuaj.

  2. Takimi i dytë: Pas kësaj, në takimin tonë të dytë, unë do t'ju shpjegoj me terma konkretë se cilat ndryshime në zakonet tuaja të ngrënies ju propozoj dhe natyrisht pse ju jap këto rekomandime. Kjo është konsulta kryesore dhe zgjat rreth 90 minuta. Për më tepër, ju do të merrni një plan ushqimor të përshtatur individualisht, të cilin do ta përgatis personalisht. Kështu që ju nuk merrni një vlerësim jopersonal automatik nga kompjuteri.

  3. Keshillimet shoqeruese: Keshillimet shoqeruese janë "zemra" e konsultës! Sepse gjithçka është e kotë nëse nuk kupton diçka dhe nuk mund ta zbatosh atë. Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me konceptin tuaj individual ushqyes, unë natyrisht do të jem në dispozicionin tuaj dhe do t'ju shoqëroj. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, të paktën në katër javët e para, në mënyrë që - nëse keni vështirësi në zbatimin e rekomandimeve - t'ju jap alternativa adekuate. Për këtë ne takohemi çdo javë për të sqaruar pyetjet dhe pengesat tuaja, në mënyrë që të ecni përpara dhe asgjë të mos ju pengojë për të arritur qëllimet tuaja.

  4. Takimi i trete: pas 6-8 javeve ne do te takohemi ne takimin tone final. Ky takim ka per qellim përshtatjen planin me situatën e ndryshuar shëndetësore.

Të gjitha takimet zhvillohen online përmes internetit ose përmes telefonit!

Shënim i rëndësishëm:
Këshillat individuale ushqyese (në mënyrë që të jenë të suksesshme) varen nga dy faktorë të rëndësishëm:

  1. Nga unë si konsulent: Këshillat shëndetësore mund të jenë të suksesshme dhe të qëndrueshme vetëm nëse i shikojnë njerëzit si një e tërë (në mënyrë holistike) dhe përfshijnë trupin dhe ushqimin, si dhe mendjen dhe shpirtin. Të gjithë janë unikë me zakonet e tyre të ngrënies, historinë e tyre personale, përvojën e tyre të jetës dhe formimin e tyre shoqëror dhe profesional. Në mënyrë që të jesh në gjendje të hartosh një plan ushqimor që është përshtatur individualisht për ty, kërkon kohë, përpjekje dhe ndjeshmëri nga unë, pasi çdo plan ushqimi duhet të krijohet individualisht për të gjithë dhe nuk është çështje kopjimi. Unë jam përgjegjës për pikën e parë dhe mund t'ju siguroj se do të bëj gjithçka që mundem për të siguruar që ju të merrni gjithçka (sa më të kuptueshme dhe të përshtatur për ju) për të arritur qëllimet tuaja.

  2. Nga ju si klient: "Përkufizimi i çmendurisë është të bësh të njëjtën gjë pa pushim dhe të presësh rezultate të tjera". - Albert Einstein. Çfarë mendoj me këtë thënje të Albert Einstein? Sigurisht, plani më i mirë i të ushqyerit në botë nuk do të ketë sukses nëse nuk e zbatoni në praktik! Ti do të sfidohesh dhe këshillat dhe sygjerimet e mija për ty duhet gjithashtu të zbatohen në praktik nga ju në mënyrë që të jeni në gjendje të arrini sukses. Pika e dytë varet plotësisht nga ju.

 

Nëse regjistroheni për konsultë dhe nuk zbatoni planin ushqimor të përshtatur për ju, atëherë ka vetëm humbës! Unë humbas kohën e vlefshme dhe ju humbni paratë tuaja të vlefshme dhe mund të ankoheni tek të tjerët se kjo këshillë ishte e keqe, e cila më pas do të më dëmtonte edhe mua.

Nëse, nga ana tjetër, zbatoni planin e të ushqyerit, atëherë ka vetëm fitues. Ju jeni të lumtur sepse i arrini qëllimet tuaja shëndetësore dhe ndiheni mirë dhe natyrisht që edhe unë jam, sepse më pas do të më rekomandoni tek të tjerët.

Prandaj kërkesa ime për ju: Regjistrohuni për konsultë vetëm nëse jeni gati të veproni!

 

Përvoja ime e mëparshme ka treguar se klientët të cilët kanë vepruar, pa përjashtim, kanë arritur me sukses qëllimet e tyre shëndetësore.

Historitë e mëposhtme të suksesit janë prova më e mirë për këtë:

Foto Fisi.jpg
Wave

​ÇFARË THONË TJERËT PËR KONSULTËN

—  Genaela Bejtullahu

Gjithmonë kam qenë e vetedijësuar për zgjedhjet e mija në ushqim, në rëndësinë e ushtrimeve, por kurrë nuk kam qenë mjaftueshëm e motivuar që të kem vazhdueshmëri në praktikë. 

Takimi online me Fisnikun ka ardhur në një kohë jetike dhe të rëndësishme të jetës sime. 

 

Shpeshherë ndihesha pa energji, ankth dhe kisha probleme të vogla me dhimbje të muskujve. 

Gjatë konsultimeve dhe kujdesit së Fisnikut ndaj meje si qenie njerezore më ka shtyrë të kuptoj dhe ndryshoj shprehitë e mija të të ushqyerit, ku si rezultat më është ulur ankthi dukshëm, kam rënë në peshë 10kg në mënyrë të shëndetshme dhe tani ndihem shumë energjike ku dhe praktikoj yoga rregullisht.


Konsultimin me Fisnikun gjithmonë do ta mbaj në mend si pikë kthese në jetën time ku janë njësuar ushqimi, lëvizja dhe mendimet e mija bashkë me qenien time.

 

Çfarë përfshihet në konsultim:

  • takimi jonë i parë për plotësimin së bashku të pyetsorit.

  • takimi jone i dytë - konsulta kryesore i planit ushqimor të përshtatur individualisht për ju, të cilin do ta përgatis personalisht.

  • këshillimet shoqeruese gjatë 6-8 javëve - takimet çdo javë për të sqaruar pyetjet dhe pengesat tuaja, në mënyrë që të ecni përpara dhe asgjë të mos ju pengojë për të arritur qëllimet tuaja.

  • takimi i trete: pas 6-8 javeve ne do te takohemi ne takimin tone final. Ky takim ka per qellim përshtatjen e planit me situatën e ndryshuar shëndetësore.

Konsultimi fillestar falas:

Këshilla tingëllon mirë për ju, por nuk jeni ende të sigurt dhe doni më shumë informacione? Atëher mbush formularin më poshte për një konsultim fillestar falas (maksimumi 20 min) dhe unë do t'ju kontaktoj!

 

Në bisedë do të shpjegoj saktësisht se çfarë është e rëndësishme dhe natyrisht ju mund të më bëni pyetjet tuaja (është mirë të përgatitni pyetjet paraprakisht). Natyrisht ky konsultim fillestar është pa pagesë!

Mbush formularin për konsultën fillestare falas që të mund të ju kontaktoj.

Ku mund të ju telefonoj? Required

Me dërgimin e mesazhit ju pranoni rregulloret e Mbrojtes së të dhënave

bottom of page