top of page

Përshëndetje, unë jam Fisniku!

Më vjen mirë që gjendesh këtu.

Në këtë faqe kam përmbledhur katër shtyllat e edukimit që - për mendimin tim - një person i ka të nevojshme në jetën e tij në mënyrë që të jetë i suksesshëm.

 

Të gjitha problemet në jetën tonë, pa marrë parasysh se çfarë lloji, kanë një gjë të përbashkët dhe kjo është mungesa e edukimit ose padituria dhe paragjykimet.

Njeriu mund të bëhet njeri vetëm përmes edukimit. Ai nuk është gjë tjetër veç asaj çfarë edukimi e bën atë - Immanuel Kant

Shihe njeriun si një minierë të pasur në gurë të çmuar e me vlerë të pamatshme. Vetëm edukimi mund t’i nxjerrë në dukje thesaret e tij dhe ta bëjë njerëzimin të përfitojë prej tyre - Bahá’u’lláh

Çdo njeri ka mundësinë të jetë drita e botës - ose errësira e botës. Prandaj, çështjes së edukimit duhet t'i jepet përparësia më e lartë.

Katër shtyllat e edukimit

EDUKIMI FINANCIAR DHE PROFESIONAL

Njerëzit janë si pemët në një kopsht. Ato duhet  të mbajnë fruta të shijshme që janë të dobishme për shoqërinë.

Kjo është arsyeja pse të gjithë duhet t'i përkushtohen një profesioni ose tregtie, sepse ky është sekreti i mirëqenies. Pemët që nuk japin fryte kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të destinuara për zjarr.

Ne duhet vetë të kujdesemi për financat tona. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të pasurohen në kurrizin tonë.

Ne gjithashtu duhet të mbajmë gjithmonë në mend parimet e biznesit për prosperitet të përgjithshëm dhe të veprojmë gjithmonë me etikë dhe moral.

EDUKIMI NJERËZOR

Gjëja më e rëndësishme në edukim është ndërtimi i karakterit. Këtu të qenit shembull ndikon më shumë se sa rregullat.

Jeta dhe karakteri i prindërve dhe mësuesve, si dhe mjedisit, janë faktorë me rëndësi parësore. Shkollat gjithashtu duhet të jenë qendra trajnimi për sjellje.

 

Kur një fëmijë është edukuar të jetë i sjellshëm, i dobishëm, miqësor, i besueshëm, mund të ndihmojë për të hequr paragjykimet dhe për ta bërë botën më paqësore.

Mungesa e edukimit njerëzor na pengon ne kudo në jetën e përditshme!
 

EDUKIMI SHËNDETËSOR

 

Shëndeti fizik nuk duhet të lihet pas dore, por ai duhet parë si një mjet që na mundëson të shërbejmë. Trupi është si një kalë që mbart personalitetin dhe mendjen, dhe si i tillë do të duhej që të kujdeset mirë pë të që ai të mund ta bëjë punën e vet dhe t'i shërbejë njerëzimit.

 

Ju me siguri duhet të mbroni nervat tuaja dhe të merrni kohë për ta bërë këtë - jo vetëm për lutje dhe meditim, por për pushim të vërtetë dhe relaksim.

 

Ne vetë duhet ta marrim shëndetin tonë në duart tona dhe të kujdesemi për të  - askush tjetë nuk do ta bëjë atë për ne!

EDUKIMI SHPIRTËROR

Një njeri pa edukim shpirtëror është si një kafshë. Edukimi shpirtëror është themeli i të gjithave dhe qëllimi më i lartë i njerëzimit përmes të cilit njeriu përvetëson përsosmërinë. Është baza thelbësore dhe më e rëndësishmja e të gjitha edukimeve.

 

Ky është qëllimi përfundimtar i njerëzimit. Edukimi i duhur është jetik për përparimin e njeriut, por themeli thelbësor dhe më i rëndësishëm i të gjitha edukimeve  është edukimi intelektual dhe ai moral.

Misioni ynë duhet të jetë zbulimi dhe zhvillimi ynë.

Fisnikkomoni.com

Anker 1

 Dituria është sikur krahët në jetën e njeriut. Është si një shkallë për ngjitjen e tij.

Është detyrë e secilit të fitojë dituri.

Rreth Fisnik Komonit

Anker 2

Profili: Baba i dy fëmijëve, i martuar, Inxhinier ndërtimi,

Konsulent specialist për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm (holistik), mentor  shëndetit, trajner shëndeti, folës, investitor i pasurive të patundshme, online marketer.

Misioni im:

  • Si këshilltar shëndetësor, të ndihmoj njerëzit që ata vetë të bëjnë diçka për shëndetin e tyre

  • Të kontriboj në edukimin e njerëzimit - veçanërisht të rinjëve

  • Resurset e vendeve të varfura ti bëjë të dobishme për botën

  • Të kontriboj në integrimin e njerëzve në Gjermani

  • Të kontriboj në unitetin e njerëzimit në të gjithë botën për një jetë më të mirë në tokë

 

Nëse doni të dini më shumë rreth meje, atëher lexoni tërë historinë time:

Nevoja e parë dhe më urgjente është edukimi. Nuk mund të imagjinohet që një popull do të arrijë mirëqenie dhe sukses pa avancuar këtë pyetje themelore. Shkaku kryesor i rënies dhe prishjes së popujve është padituria.

MISIONI / VISIONI

Njerëzit lindin me sisteme dhe veti të vlefshme. Por vetëm edukimi mund t'i sjellë njerëzit të zbulojnë thesaret e tyre dhe t'i lejojnë njerëzimit të përfitojnë prej tyre.

 

Edukimi do të thotë të zbuloni "gurët" e fshehur në njerëz, të zhvilloni aftësitë që janë të natyrshme në to në mënyrën më të mirë të mundshme. Pra, qëllimi kryesor i edukimit është të zhvillojë talentin dhe aftësitë e njerëzve në mënyrë që ata të bëhen njerëz të drejtë që u shërbejnë qenieve njerëzore të tyre.

 

Informacionet në këtë faqe interneti ndihmojnë në këtë qëllim.

Nëse një kafshë rritet dhe edukohet nga njerëzit, ajo bëhet kafshë shtëpiake. Nëse, nga ana tjetër, një person rritet pa u edukukuar, ai bëhet një kafshë, po, nëse i lihet vetëm natyrës, ai edhe fundoset poshtë kafshës. Por nëse është rritur dhe edukuar si duhet, ai mund të bëhet një engjëll.

Përmes edukimit i padituri bëhet i ditur, frikacaku bëhet trim. Edukimi drejton degët e mbjella, frutat e tharta dhe të hidhura të maleve dhe pyjeve bëhen të ëmbla dhe të shijshme, dhe lulja  pesëfletëshe bëhet njëqindfletëshe. Përmes edukimit popujt kultivohen dhe madje edhe kafshët janë mësuar me jetën shtëpiake. Edukimi ka një ndikim gjithëpërfshirës dhe ndryshimet e shkaktuara nga edukimi janë shumë të mëdha.

Kontakto Fisnikun

  • Black Facebook Icon
Anker 3- Kontakt
bottom of page