top of page

Shërimi me mjete shpirtërore

  • Autorenbild: Fisnik Komoni
    Fisnik Komoni
  • 7. Mai 2020
  • 4 Min. Lesezeit

Aktualisiert: 23. März 2021

Pyetje.—Ka njerëz që i shërojnë të sëmurët me mjete shpirtërore—domethënë pa ilaçe. Si bëhet kjo?

Përgjigje.—Dijeni se ka katër lloje kurimi e shërimi pa ilaçe. Dy janë për shkaqe materiale dhe dy për shkaqe shpirtërore.


Nga dy llojet e shërimit material, njëri i detyrohet faktit që te njeriu si shëndeti dhe sëmundja janë ngjitëse. Ngjitja e sëmundjes është e furishme dhe e shpejtë, ndërsa ajo e shëndetit është tepër e dobët dhe e ngadalshme. Po të vihen në kontakt me njëri-tjetrin dy trupa, është e sigurt se pjesëza mikrobike kalojnë nga njëri tek tjetri. Ashtu si sëmundja transferohet nga një trup tek tjetri me një infeksion të shpejtë e të fuqishëm, mund të ndodhë që shëndeti i fortë i një njeriu të shëndetshëm të qetësojë një sëmundje shumë të lehtë te një person i sëmurë. Domethënë, ngjitja e sëmundjes është e furishme dhe ka efekt të shpejtë, ndërsa ajo e shëndetit është shumë e ngadalshme dhe ka efekt të vogël, madje edhe këtë efekt të vogël e ka vetëm në raste sëmundjesh shumë të lehta. Fuqia e madhe e një trupi të shëndetshëm mund të mposhtë një sëmundje të lehtë të një trupi të sëmurë, dhe rezultati është shëndeti. Ky është një lloj shërimi.


Lloji tjetër i shërimit pa ilaçe bëhet me anë të forcës magnetike që vepron nga një trup në tjetrin dhe bëhet shkak shërimi. Edhe kjo forcë ka vetëm një efekt të lehtë. Ndonjëherë mund t’i sjellësh dobi një personi të sëmurë duke i vënë dorën mbi kokë ose mbi zemër. Pse? Për efekt të magnetizmit e të përshtypjes mendore që ushtrohet mbi personin e sëmurë, gjë që largon sëmundjen. Por edhe ky efekt është mjaft i dobët e i lehtë.


Prej dy llojeve të shërimit me mjete shpirtërore—domethënë kur mjeti i shërimit është një fuqi shpirtërore—njëri vjen nga përqëndrimi i plotë i mendjes së një personi të fortë mbi një person të dobët, kur ky i fundit ka besim të plotë që shërimi do të vijë nga fuqia shpirtërore e personit të fortë, deri në atë shkallë sa të vendoset një lidhje tonizuese midis personit të fortë dhe invalidit. Personi i fortë bën të gjitha përpjekjet për ta shëruar të sëmurin dhe i sëmuri është atëherë i sigurt se do të shërohet. Këto përshtypje mendore shkaktojnë një ngacmim të nervave dhe kjo përshtypje e ky ngacmim i nervave sjell shërimin e të sëmurit. Kështu, kur një i sëmurë ka dëshirë të fortë e shpresë të madhe për diçka dhe dëgjon papritur lajmin e gëzuar të realizimit të saj, shkaktohet një ngacmim nervor që e zhduk krejtësisht sëmundjen. Në të njëjtën mënyrë, në qoftë se papritur krijohet një gjendje tmerri, kjo mund të shkaktojë në nervat e një personi të fortë një ngacmim që ta sëmurë menjëherë atë. Shkaku i sëmundjes nuk do të jetë diçka materiale, sepse ai person nuk ka ngrënë asgjë dhe asgjë e dëmshme nuk e ka prekur atë; ngacmimi i nervave, pra, është shkaku i vetëm i sëmundjes. Po kështu, realizimi i papritur i një dëshire të gjallë do të shkaktojë një gëzim të tillë, saqë nervat do të nxiten dhe ky ngacmim mund të sjellë shëndet.


Si përfundim, lidhja e plotë dhe e përsosur midis mjekut shpirtëror dhe personit të sëmurë—dmth një lidhje e tillë që mjeku shpirtëror përqëndrohet tërësisht dhe gjithë vëmendja e personit të sëmurë mbështetet te mjeku shpirtëror nga i cili ai pret të shërohet—shkakton një ngacmim të nervave dhe vjen shëndeti. Por e gjithë kjo ndikon vetëm në një shkallë të caktuar, madje edhe kaq jo gjithmonë. Sepse, në qoftë se dikush vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, ose është i plagosur, këto mjete nuk do ta zhdukin sëmundjen, as nuk do ta mbyllin e shërojnë plagën—domethënë këto mjete nuk kanë fuqi në raste sëmundjesh të rënda, veçse po të ndihmojë konstrukti, sepse një konstrukt i fortë shpesh e mposht sëmundjen. Ky është lloji i tretë i shërimit.


Por lloji i katërt i shërimit kryhet përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Kjo nuk varet nga kontakti, as nga të parët, as nga prania; kjo nuk varet nga asnjë kusht. Qoftë sëmundja e lehtë ose e rëndë, qoftë nëse ka apo jo kontakt të trupave, qoftë nëse vendoset ose jo lidhje personale midis personit të sëmurë e shëruesit, ky shërim kryhet përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë.


Artikull nga libri "Pergjigje per disa pyetje" - Abdul Baha


 
Ti dëshiron të bësh vetë diçka për shëndetin tënd duke ndryshuar ushqimin dhe mënyrën tënde të jetesës? Duke klikuar në linkun më poshtë, ti je i mirëpritur të më shkruash një mesazh dhe unë do të kontaktoj ty për të caktuar një takim online për një konsultë fillestare falas.
 

Vërejtje për artikujt rreth temave shëndetësore:


Këto informacione janë të shkruara në bazë të njohurive dhe ndërgjegjes sonë me të mirë. Ato ekskluzivisht kanë për qëllim ata që janë të interesuar për trajnime të mëtejshme dhe nuk duhen të kuptohen në asnjë mënyrë si udhëzime diagnostikuese ose terapeutike. Ne nuk marrim asnjë përgjegjësi për dëmtimin e çfarëdo lloji që lind drejtpërdrejt ose indirekt nga përdorimi i informacionit. Nëse dyshoni për sëmundje, ju lutemi këshillohuni me mjekun ose mjekun alternativ.

 

Fisnik Komoni është “Këshillues për ushqim dhe shëndet të përgjithshëm” i trajnuar dhe çertertifikuar nga Akademia e Mjekësisë Natyrore (AKN Akademie der Naturheilkunde) në Zvicerr.



Aktuelle Beiträge

Alle ansehen

Comments


bottom of page